Prokuroria i rikthehet transferimit të Canës
Transferimi i Lorik Canës nga Paris SG te klubi i Marsejës është sërish nën hetim.
Jetmir Halilaj
Sipas së përditshmes franceze “La Provence”, dyshohet për evazion fiskal nga ana e futbollistit, i cili sipas medias franceze ka kryer lëvizje bankare në Monako, me qëllim që të evitojë taksat e larta që përcaktojnë ligjet franceze. Policia franceze ka dyshime në lidhje me derdhjen e një shume prej 480 mijë eurosh në një bankë të Monakos, nën emrin e një prej të afërmve të futbollistit. Mirëpo, megjithëse ky hetim ka nisur që në mars të vitit 2006, deri dje nuk ishte gjetur asnjë provë konkrete që të mund të vërtetonte se kapiteni aktual i Marsejës, apo menaxherët e tij, kanë shkelur ligjet franceze. Në gazetën “La Provence” thuhet se transferimi i parave në Monako është bërë nëpërmjet një shoqërie transferimesh me qendër në Liezh të Belgjikës. Mësohet se me këtë agjenci transferimesh ka pasur lidhje edhe menaxheri i disa futbollistëve, Zhan Pier Berne, për të cilin Prokuroria franceze ka kërkuar të merret në pyetje në lidhje me këtë gjë. Aktualisht Berne jeton në Belgjikë dhe organet e drejtësisë franceze iu kanë kërkuar homologëve belgë që të nisin një hetim për këtë çështje dhe gjithashtu të merret në pyetje menaxheri Berne. Me këtë po merret aktualisht gjykatësja Elizabet Levi, e cila shpreson ta zbardhë këtë çështje, që deri dje dukej e mbyllur. Sipas medias franceze, në rast se marrja në pyetje e menaxherit Berne nuk do të sjellë ndonjë fakt konkret, atëherë çështja do të mbyllet.
Drogba
Një tjetër transferim që po hetohet nga Prokuroria franceze dhe që përfshin sërish klubin e Marsejës, është transferimi i Didier Drogbasë në vitin 2004, nga Marseja te Çelsi, për shumën e 37 milionë eurove. Edhe në këtë rast dyshimet janë për evazion fiskal, sepse ende nuk është zbardhur rruga se si i ka tërhequr Marseja paratë e përfituara nga shitja e sulmuesit, prandaj mendohet se janë transferuar sërish nëpërmjet Montekarlos me qëllim që të evitohen taksat. Një tjetër çështje është edhe fakti që Marseja nuk ka deklaruar pagesën e 2.8 milionë eurove për tetë futbollistë të saj, për të drejtat e imazhit të tyre.