Prokuroria, kërkesë Suedisë për ekstradimin e Zylfije Haklajt
Autoritetet shqiptare në pritje të përgjigjes zyrtare të suedezëve. “Shota” në listën e 10 personave më të kërkuar nga Interpol Tirana
Luan Kondi
TIRANË - Prokuroria shqiptare u ka dërguar zyrtarisht autoriteteve suedeze kërkesën për ekstradimin e shtetases Zylfije Haklaj, e arrestuar një muaj më parë në shtetin skandinav, pasi është dënuar me 25 vjet burg si autore e një vrasjeje të dyfishtë në Shqipëri. Lajmi u bë i ditur dje për gazetën “Albania” nga burime zyrtare pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Sipas këtyre burimeve, drejtësia shqiptare tashmë është në pritje të përgjigjes nga ana e organeve suedeze për ekstradimin e kësaj shtetaseje.
Arrestimi
Zylfije Haklaj, 45 vjeçe, nga Tropoja, u arrestua një muaj më parë në qytetin e Goteborgut, në Suedi, nga forcat e policisë së këtij qyteti, në bashkëpunim me Interpol Tiranën. Emri i saj figuron në listën e 10 personave më të kërkuar nga Interpol Tirana, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje. Gjykata e Tiranës e ka deklaruar fajtore dhe dënuar atë me 25 vjet burg për vrasjen me armë zjarri për motive hakmarrjeje të shtetasve Rasim Lumneshi dhe Ilir Gosturani, si dhe plagosjen e shtetasve Izet Dusha dhe Hysen Biberaj në prill të vitit 2002 në Tropojë. Në Suedi, kjo shtetase përdorte emra të ndryshëm për t’iu shmangur autoriteteve policore.
Vrasja
Më 2 prill 2002, Rasim Lumneshi u bë viktima e radhës në Tropojë, vendlindja e tij, të cilën e kishte braktisur familjarisht që në vitet ’90, madje kishte kohë që nuk kishte shkuar ta vizitonte. Askush nuk mundet të thotë edhe sot e kësaj dite se pse ai vendosi të shkonte në Bajram Curri mëngjesin e 2 prillit 2002. Lumneshi kishte qenë në Kosovë dhe ishte kthyer prej andej në shoqërinë e disa miqve të tij nga Tropoja. I garantuar prej tyre Rasimi nuk mundi të ishte vigjilent, gjë për të cilën ishte shquar gjithmonë. Kur po shijonte kafen nën shoqërinë e miqve në mes të Bajram Currit, lajmi i ardhjes së tij mbërriti në Kërnajë. Haklajt nuk mund të dërgonin askënd tjetër veç 37-vjeçares Zylfije. Sapo mori vesh lajmin, ajo nuk humbi kohë, por nxitoi të mbante premtimin që pati bërë mbi varrin e vëllait, Yllit. Rreth orës 10:15 minuta Zylfije Haklaj ishte vetëm 10 metra larg tavolinës së Lumneshit. Me kallashnikovin që mbante të fshehur nën pallto ajo hapi zjarr direkt duke qëlluar për vdekje Rasim Lumneshin dhe Ilir Gosturanin, ndërsa mbetën të plagosur Hysni Biberi dhe Kujtim Dusha.
26 Maj 2008