E Shtunë, 31 Tetor 2026

Donin të njëjtën vajzë, ther me thikë rivalin shqiptar



Një histori rozë që përfundon në mënyrën më makabër, ndërsa e “mbijetuara” e vetme e gjithë kësaj i duhet të zgjedhë përsëri: një tufë lule mbi varr apo një vizite në burg. Gjithçka, pasi të dy kanë rënë në dashuri me të njëjtën vajzë, çka ka sjellë përleshjen dhe më pas vrasjen. Protagonistët e ngjarjes janë dy emigrantë shqiptarë në Itali, Altin Kadrija, 23 vjeç dhe Besim Ndrevata, 24, por që ky i fundit ka gjetur vdekjen nga goditjet me thikë të bashkëkombësit të tij me arsyen e vetme, donte të njëjtën vajzë. E ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Livornos, ngjarja ka tronditur opinionin vendas ndërkohë që dje, mediat fqinje kanë pasqyruar me detaje historinë. “Lanazione.it” ka mundur të depërtojë deri në qelitë e burgut të Livornos, atje ku tashmë ndodhet në pritje të gjykimit autori i vrasjes, 23-vjeçari Kadrija. Ky i fundit ka pranuar të rrëfehet për ngjarjen, megjithëse është shprehur se ka pasur në plan vetëm ta rrahë rivalin e tij në dashuri, dhe jo ta vrasë.

Sakaq, “Lanazione” përshkruan se “të jesh i dashuruar me të njëjtën vajzë; kjo gjë i ka shkatërruar shpejt marrëdhëniet mes dy miqve deri në një sulm fatal të hënën në sheshin “Roseli”. Nga dëshmia e Kadrisë, mësohet se viktima dhe autori kishin një lidhje intime me të njëjtën vajzë, një italiane. Që të dy janë takuar rreth orës 13:00 dhe goditja është dhënë në sallën e lojërave. Ndërsa i riu i arrestuar ka qëndruar në lokalin e stacionit, teksa i thoshte një policeje që donte të bënte një denoncim.

Kështu, një goditje me thikë në qafë i ka dhënë fund jetës së Besim Ndrevatës teksa është përleshur me një bashkëkombësin e tij, 23-vjeçarin Kadrija.

Sipas këtij të fundit, në fillim historia me Besimin e cila ka zgjatur rreth një vit dhe më pas ka përfunduar me ndarjen e tyre, ndërkohë që pas kësaj lidhja me Altinin. Por edhe me këtë do të vazhdonte rreth gjashtë muaj dhe më pas janë ndarë. Megjithatë, me të dy shqiptarët mbante thjesht lidhje miqësore dhe i frekuentonte shpesh”.

Fakti që Altini ishte personi i fundit që ishte ndarë me gruan, pikërisht kjo gjë me sa duket, i ngjalli Besimit shpresat për një rilidhje. Ky i fundit, gjatë kësaj kohe tentonte të lidhej me të duke e telefonuar dhe dërguar mesazhe.

Në këtë mënyrë, nga ana tjetër, tek Altini është shfaqur shumë ndjenja e xhelozisë duke vepruar edhe ai në të njëjtën mënyrë. Derisa, gjithçka ka përfunduar keq mes të dyve, në përleshje fizike. Ndërkohë, të hënën situata ka degraduar shumë. Gruas italiane i ka ardhur një telefonatë nga një shqiptar, miku i Besimit, ku i thoshte se donte të fliste me të. Pas kësaj, gruaja është takuar me Altinin, e ka njohur me të renë e fundit, dhe ky që u duk i mërzitur dhe ka shkuar.

Për këtë, disa dëshmitarë thonë se e kanë parë të hyjë në disa lokale rresht sikur të kërkonte dikë me ngulm, të njëjtat vende që frekuentonte dhe Besimi.

Ndërsa në Sallën e Dominove, Altini ka hasur me “rivalin” e tij. Policia mendon se fjalët e para janë shkëmbyer nga brenda lokalit, por më pas, sipas edhe një dëshmitari, të dy kanë dalë jashtë ku janë përleshur me njëri-tjetrin, megjithatë askush nuk ka parë ndonjë thikë.

Për hetuesit, Besimi është rikthyer në sallë ku ka kërkuar ndihmë, ndërsa tjetri është larguar përgjatë rrugës “Bonghi” (thika u gjend në një kazan plehrash ashtu si dhe celulari i tij fare pranë rrugës që përshkroi ai). Besimi ka gjetur vdekjen pak minuta pas mbërritjes së tij në spital, ndërsa Altini është kapur në brendësi të stacionit hekurudhor. I tronditur, konfuz dhe shumë i frikësuar, ai ndodhej në barin e stacionit, teksa një punonjëse policie nga Polfer, ndonëse jashtë shërbimit i është afruar.

E ka kërkuar vetë këtë të fundit duke i thënë se kërkonte të bënte një denoncim për një palë dokumente, por që dëshmia e tij ka qenë shumë kontradiktore.

Kjo gjë nuk i ka shpëtuar nga vëmendja polices e cila është lidhur menjëherë me sallën operative. Nga këtu, ka ardhur përgjigjja për atë që kishte ngjarë pak minuta më parë në sheshin “Roseli”. Më në fund, Altini ka pranuar se kishte sulmuar një bashkëkombësin e tij, por që është shprehur se ka dashur vetëm ta rrihte. Vetëm pas shoqërimit të tij në polici, 27-vjeçari ka folur më me detaje rreth ngjarjes, çka ka mjaftuar që ndaj tij të merret masa e arrestit. Tashmë Altin Kadrija ndodhet në burgun e Livornos në pritje të daljes në gjyq. Ndërkaq, policia deri më tani ka dëgjuar shumë dëshmitarë, mes të cilëve edhe gruan protagoniste si dhe shqiptarin tjetër që kishte telefonuar këtë të fundit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›