Prokuroria kërkon dëshminë e amerikanëve
Letërporosia
Katër prokurorët që përfaqësojnë akuzën në megaprocesin e Gërdecit, i kanë kërkuar Gjykatës së Tiranës që të dërgojë letërporosi në SHBA për të marrë dëshminë e personave që kanë punuar në fabrikë. “Duke parë se në dëshmitë e dhëna na rezulton prezenca e shtetasve amerikanë, e shikojmë të arsyeshme që të niset një letërporosi sa më shpejt të jetë mundur, që këta persona të pyeten nga ana jonë, sepse dëshmia e tyre, duke parë dhe zhvillimet, është e rëndësishme për këtë proces”, tha prokurori Altin Dumani. Një nga kërkesat e akuzës është edhe pyetja e Patrik Henrit.
#