E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria kontrollon banesën e të hetuarit

Masa

Pas fillimit të procedimit penal, prokuroria i kërkoi gjykatës të pranojë kërkesën për kontrollin e magazinës së shtetasit Isnih Bajrami. “Në rrethanat kur ekziston dyshimi i arsyeshëm se i hetuari mban në banesë medikamente të destinuara për përdorim spitalor, si dhe në farmaci, në ambientin ku është i punësuar, mban medikamente të ndërruara me kompani farmaceutike në kufij të skadencës dhe dyshohet se kryen këtë vepër penale, gjykata konkludon në pranimin e kërkesës së prokurorisë për kontrollin e banesës së Isnih Bajramit në rrugën ‘5 Maji’, afër farmacisë në spitalin Onkologjik të Tiranës”, thuhet në vendimin e gjykatës. Prokuroria deklaron se ka prova për të faktuar abuzimin e ndihmësfarmacistit të raportit Onkologjik, ndërsa saktëson se hetimet do të vazhdojnë për personat e tjerë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›