Prokuroria liron furnitorin e tregut të zi me certifikata
18/10/2004 Lirohet ish-zyrtari i lartë i Prefekturës, Alfred Shkurti. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar detyrim paraqitjeje dhe një masë të tillë ka vendosur dhe gjykata. Pas vendimmarrjes ish-përfaqësuesi i Qarkut, Shkurti, është liruar dhe është i detyruar që të paraqitet pranë policisë gjyqsore, një herë në javë. Skandali i vedhjes dhe më pas hedhjes në tregun e trafikut të certifikatave të sigurisë së lartë ka përfunduar për tri ditë. Prokuroria ka çmuar se rrezikshmëria e të arrestuarit nuk është e lartë ndaj dhe kërkesa e saj nuk ka qenë për burg pa afat.
Akuza
Përfaqësuesi i qarkut për gjendjet civile akuzohet se ka hedhur në treg 300 certifikata të reja, që kanë një siguri të lartë dhe natyrisht nuk dyshohet që këtë e ka bërë me një çmim marramendës. Pas arrestimit në banesën e Shkurtit janë sekuestruar një numër i madh dokumentesh që ende nuk ishin shfrytëzuar. Zyrat e krimit ekonomik në Ministrinë e Rendit Publik dhe në Prokurori kanë marrë denoncimet nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjeve Civile. Gjithçka ka qenë thuajse e gatshme. Certifikatat janë marrë në Krrabë gjoja për t'u çuar në Kamëz, e më pas adresa e tyre ka humbur. Zyrtari i Bashkisë së Kamzës ka dëshmuar në Prokurori, ku ka pohuar se nuk i ka dhënë asnjë porosi Alfred Shkurtit për furnizim, apo i ka bërë të ditur se kishte mungesë materialesh.
Dëshmia
Menjëherë pas zbulimit të skandalit, titullarët e institucionit kanë pushuar nga puna zyrtarin e akuzuar. Dyshimet flasin se një certifikatë shitej në treg të zi deri në një gjysmë milioni lekë. "I kam harruar në makinë, mbase mi kanë vjedhur, nuk kam dashur t'ju shqetësoj për këtë problem të vogël...". Justifikimi i nxituar i Shkurtit para eprorëve ka ndryshuar në organin e akuzës, ku ai ka pranuar se ka marrë nga një gjendje civile 300 certifikata.
Zbulimi
Një nga punonjëset e Njësisë nr.5 ka dyshuar për certifikatat që mbanin nënshkrimin dhe vulën e njësisë ku ajo punonte. Ajo ka fotokopjuar njërën prej tyre, pasi nuk përputheshin firmat e nënshkruesve. Pas këtij dyshimi, ajo ka sinjalizuar eprorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjeve Civile. Drejtoresha Brizida Gjikondi ka marrë situatën nën kontroll dhe verifikimet kanë nxjerrë skandalin. Krraba raporton se 300 certifikatat i kishte marrë përgjegjësi i prefekturës për llogari të Kamzës dhe për këtë kishte dhe një procesverbal. Bllokohen numrat e serisë së dokumenteve të vjedhur dhe bëhen njëherësh të pavlefshme certifikatat që u përkasin këtyre serive (002101 deri në 002400). Menjëherë bëhet denoncimi në prokurori.