E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë ; Arrestohen dy të rinj për vjedhje

Policia e kryeqytetit ka mundur të ndalojë dy të rinj nën akuzën e vjedhjes. Të arrestuarit janë Redi Ferizaj, 21 vjeç, nga Tirana si dhe Albert Ristani,19 vjeç, edhe ky banues i kryeqytetit. Arrestimi i tyre u krye sepse para dy ditësh dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur rreth 3 tuba bakri në shkollën “Lidhja e Prizrenit”. Ndërkohë, dyshohet se kanë vjedhur edhe një fllanxhë e një valvul uji, përgjatë rikonstruksionit të “Rrugës së Barrikadave”, vjedhje kjo e denoncuar nga firma e rikonstruksionit të “Rrugës së Barrikadave”. U kryen veprimet hetimore e procedurale, nga ku dyshohet se sendet e vjedhura shtetasit e mësipërm i kanë shitur pranë një pike grumbullimi të hekurishteve pranë stacionit të trenit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme si dhe për të mësuar më tej se përse përdoreshin këto materiale që vidheshin nga dy të rinjtë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›