Prokuroria “ngrin” milionat e Ylli Pinarit
Prokuroria bllokon në mënyrë provizore pasuritë e Ylli Pinarit, ish-drejtor i ndërmarrjes shtetërore të import-eksportit të armëve në Ministrinë e Mbrojtjes.
Trazhgim Sokolaj
Bllokimi i pasurive të Ylli Pinarit është bërë pas arrestimit të tij, si një nga personat e akuzuar për tragjedinë e Gërdecit. Lajmi konfirmohet nga burime të Prokurorisë, sipas të cilave mësohet se, pas hetimeve disaditore të bëra rreth pronave dhe pasurive të Ylli Pinarit, institucionet e Tatimeve, Hipoteka, bankat e nivelit të dytë dhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë, kanë dërguar të dhënat e tyre në adresë të grupit hetimor. Me të marrë këto të dhëna, Prokuroria i është drejtuar gjykatës me një kërkesë për sekuestro preventive lidhur me pronat dhe pasuritë e ish-drejtorit të ndërmarrjes MEICO. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, pronat do të jenë të patjetërsueshme deri në përfundim të procesit penal, që po zhvillohet ndaj Ylli Pinarit për akuzën e ngritur ndaj tij “shkelje e rregullave të sigurimit teknik mbi lëndët plasëse dhe radioaktive”. Prokuroria konfirmoi dje se, lista e pasurive të Ylli Pinarit, të cilat janë “ngrirë” me një kërkesë të drejtuar Gjykatës së Tiranës, është më e gjerë sesa “perandoria” e pronave që përmban deklarimi i pasurisë së Ylli Pinarit. Ai ka bërë deklarime të pasurisë deri në vitin 2004 dhe më pas nuk ka qenë i detyruar nga ligji ta bënte këtë gjë. Në këtë mënyrë, Prokuroria ka zhvilluar hetime të pavarura dhe të gjithanshme nëpërmjet institucioneve të specializuara për të mësuar pronat e paluajtshme dhe llogaritë bankare të Ylli Pinarit, pas dhjetorit të vitit 2004.
Hetimi i Gërdecit
Ylli Pinari akuzohet se e ka kryer këtë vepër penale bashkë me biznesmenin e hekurit Mihal Delijorgji, pronar i fabrikës së çmontimit të municioneve luftarake në Gërdec dhe drejtorin e punishtes së demontimit, Dritan Minxolli. Para bllokimit preventiv të pasurive të Ylli Pinarit, Prokuroria ishte kujdesur të zbulonte pronat e Mihal Delijorgjit dhe t’i bllokonte ato. Nëse biznesmeni i hekurit shpallet fajtor për tragjedinë e Gërdecit, Prokuroria tha se pasuritë e tij do të përdoren për të mbuluar koston financiare për dëmshpërblimin e banorëve dhe bizneseve të dëmtuar nga tragjedia e Gërdecit. Të pyetur për fatin e pritshëm të pronave dhe pasurive që i janë “ngrirë” Ylli Pinarit, burimet e Prokurorisë nuk preferuan të bëjnë komente duke theksuar se, ai ka qenë një zyrtar shtetëror dhe ka një status tjetër nga personat juridikë apo privatë siç janë të akuzuarit e tjerë Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxolli. Organi i akuzës tha se, verifikimi e më pas bllokimi i pasurive të Ylli Pinarit është bërë fillimisht me qëllimin për të zbuluar llogari bankare apo prona të paluajtshme me burime të dyshimta. Prokuroria thotë se bashkimi i kompanive SAC-”Albademil” ishte favorizuar të arrinte përfitime financiare në procesin e çmontimit të municioneve. Prokuroria është duke hetuar, nëse zyrtarët shtetërore kanë pasur përfitime financiare të pajustifikuara me detyrën përkundrejt këtij favorizimi ndaj firmave dhe kompanive private. Dyshimet e Prokurorisë për përfitime financiare nga kompanitë private janë formalizuar pas zbulimit se, favorizimi është bërë në kapërcim të ligjeve në fuqi.
Pronat e Ylli Pinarit
Apartament 270 metra katrorë, me vlerë 7.2 milionë lekë, Tiranë.
Sipërfaqe apartamentesh ku është pjesërisht pronar, 150 metra katrorë në Tiranë
Apartament banimi në Golem me vlerë 36.4 milionë lekë dhe një dyqan me sipërfaqe 100 m2
Pjesa e pronësisë në truall me sipërfaqe 2333 metra katrorë në Tiranë
Pjesa e pronësisë në truall me sipërfaqe 122 metra katrorë, Tiranë
Sipërfaqe toke bujqësore prej 22 hektarësh në Tiranë
Autovetura tip “Skoda” me vlerë 1 milion lekë
Autovetura “Volkswagen” me vlerë 250 000 mijë lekë
Llogari bankare në vlerën 10 mijë euro në bankat e nivelit të dytë, Tiranë
Pronat e Mihal Delijorgjit
Tetë Llogari bankare, vlera 900 mijë euro
Ndërtime dhe troje, 18 mijë metra katrorë në Shkozet
Troje dhe pallate banimi, 11 mijë metra katrorë në zonën e ish-uzinës Enver në Tiranë
Lokal e banesë, 824 m2 ndodhur në fshatin Sofratikë të Gjirokastrës
Tokë me sipërfaqe 1783 m2, tek ish-parku i mallrave, rruga e Kavajës në Tiranë
Toka dhe troje të tjera me sipërfaqe ndërtimi, në 17 raste
Truall me sipërfaqe 14.500 m2, në zonën kadastrale 8616, Durrës.
Sipërfaqe trualli prej 3523 m2, në zonën kadastrale 8515, Durrës
Hetimi: S‘ka Pasur kërkesë për zhvendosje të fabrikës
TIRANE – Duke iu referuar deklarimeve të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe ushtarakëve, sipas të cilave Komanda e Forcës së Bashkuar në Shtabin e Përgjithshëm, kishte kërkuar zhvendosjen e fabrikës së çmontimit të municioneve në një sipërfaqe më larg zonës së banuar në Gërdec, Prokuroria e kundërshtoi këtë. “Pavarësisht deklarimeve verbale nga persona të ndryshëm, qofshin këta me dijeni për procedurat e ndjekura apo për tragjedinë e Gërdecit, nga verifikimi i dokumenteve zyrtare nuk është gjetur asnjë shkresë që flet për zhvendosjen e mundshme të fabrikës së çmontimit me qëllim largimin e saj nga zona e banuar e Gërdecit”, thanë burimet e Prokurorisë. Sipas tyre, zona e Gërdecit është zgjedhur në favorizim të bashkimit të kompanive SAC-”Albademil”, të cilat kishin kërkuar që çmontimi të kryhej në një rajon fare pranë Tiranës në mënyrë që të minimizonin koston e transportit të municioneve dhe produkteve që dilnin më pas nga çmontimi i mallrave ushtarake. Produktet e dala nga demontimi mësohet se, janë transportuar drejt Durrësit ose Rinasit pas procesit të parë të demontimit, që zhvillohej në punishten e ngritur në ish-repartin e tankeve në Gërdec.
Delijorgji, provat e para për trafik me fishekët 14.5 mm
Hetimet për aferën "MEICO-Delijorgji" kanë siguruar provat e para për trafikun e fishekëve 14.5 mm. Të tërhequr nga ushtria për t'u demontuar, dyshohet se ata janë shitur si municione luftarake. Fakti që fishekët e mitralozit kundërajror model 14.5 mm nuk demontohen pa shpërthim dhe mungesa e plumbave të tyre në ish- fabrikën e Gërdecit, janë dy arsyet e forta që kanë bindur grupin e hetuesve të çështjes për një linjë trafiku të fshehtë me këtë lloj municioni shumë të kërkuar në rajonet e nxehta dhe ato në konflikt.
Burime konfidenciale nga organi i akuzës bënë të ditur për gazetën se janë duke plotësuar dosjen e hetimeve me prova që dëshmojnë se Delijorgji ka denatyruar destinacionin e këtyre fishekëve, të cilët i kishte tërhequr nga MEICO për t'i demontuar. Trafikimi i tyre si municione luftarake për qëllime përfitimi, dyshohet se ka qenë afera e fshehtë që bosi i "Alba Demil" ka bërë gjatë periudhës që zbatonte kontratën me MEICO. Të parët që kanë hedhur idenë para grupit të prokurorëve për këtë trafik të jashtëligjshëm, kanë qenë specialistët e fushës së armatim-municionit të ushtrisë, të cilët kanë dëshmuar për teknologjinë speciale që kërkon demontimi i këtij lloj municioni, i cili mund të realizohet vetëm me metodën e shpërthimit, gjë që e bën të pavlefshëm skrapin e tij. Po kështu, gjatë grumbullimit të provave në ish-fabrikën e Gërdecit, grupit të hetuesve, u ka bërë përshtypje fakti që, nuk kanë gjetur pjesë nga mbetjet e fishekëve 14.5 mm, të cilët pretendohet se janë demontuar aty.
Dyshimet
Në inventarin e materialeve që prokurorët kanë grumbulluar në Gërdec pas tragjedisë së 15 marsit, nuk figuron asgjë që ka lidhje me pjesët e fishekëve 14.5 mm. Gjatë ballafaqimit me kontratën, për llojet e municioneve që Delijorgji ka tërhequr nga MEICO për t'i demontuar në këtë fabrikë, ekspertët e akuzës kanë konstatuar se janë kontraktuar e madje janë tërhequr nga depot e ushtrisë plot 20 milionë fishekë 14.5 mm, të cilët do t'i nënshtroheshin procesit të shpërbërjes për të përftuar skrap. Fakti që gjatë kontrollit në vendngjarje nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të tyre, ndërkohë që për llojet e municioneve të tjera kanë grumbulluar pjesë të mbetura pas shpërbërjes, i ka shtyrë ekspertët e akuzës të hedhin hipotezën e një trafiku të mundshëm me fishekët e kundërajrorit 14.5 mm. Ka qenë kjo, që i ka detyruar të hetojnë më tej tërë mënyrën si është procceduar me këto municione luftarake. Atë çfarë nuk e kanë zbuluar gjatë shqyrtimit të dokumentacionit nëpërmjet të cilit funksiononte operacioni "MEICO-Alba Demil", kanë mundur ta sigurojnë në ekspertizën e specialistëve të armatimit dhe municionit të Forcave të Armatosura. Këta të fundit kanë konfirmuar se në teknologjinë e fishekëve 14.5 mm është parashikuar demontimi i tyre vetëm nëpërmjet shpërbërjes, që do të thotë se, nuk mund të pretendohet kurrsesi përftim skrapi nga ky proces. Vetë përbërja speciale e plumbit blindëshpues, e përjashton sipas tyre në mënyrë kategorike demontimin mekanik si ai që praktikonte në Gërdec Delijorgji. Këto dëshmi janë vlerësuar nga ekspertët e Krimit Ekonomik si një provë e rëndësishme për trafikun e fshehtë, që është bërë me sasinë e këtyre municioneve.
Shoferi i Pinarit
Petrit Çela, shoferi personal i Ylli Pinarit, gjatë kohës që ky i fundit ka ushtruar detyrën e drejtorit, ka qenë ndër të fundit, nga punonjësit e MEICO-s që është thirrur për të dëshmuar para hetuesve të Prokurorisë. Të rezervuar për dëshminë e tij, burime konfidenciale nga grupi i prokurorëve, pohuan për gazetën "Panorama", se Çela është pyetur për lidhjet e Pinarit me Delijorgjin dhe mënyrën e komunikimit të tyre me subjektet e tjera kontraktuese. Shoferit personal të ish-drejtorit të MEICO-s i është kërkuar të shpjegojë ndërkaq për transaksionet që kryheshin në rrugë mirëbesimi, gjatë procesit të ngarkimit dhe paketimit të fishekëve, ku kontraktoheshin punëtorë dhe ushtarë, të cilët në fund të ditës paguheshin sipas rastit nga njerëz të Pinarit dhe Delijorgjit. Po kështu, përfaqësuesit e akuzës janë interesuar te Çela për të treguar çfarë dinte për operacionet që bënte Delijorgji në depot e municioneve, ku përzgjidhte llojet e tyre për t'i demontuar. Në këtë linjë, ka dhënë shpjegime për hetuesit e çështjes edhe sekretarja e Pinarit, e cila ka kryer ndërkohë detyrën e juristes për kontratat e eksportit të municioneve dhe armëve luftarake. Ajo ka rrëfyer përpilimin e dokumenteve që hartoheshin në zyrat e MEICO-s me urdhër të Pinarit dhe praktikën që ndiqej gjatë zbatimit të kontratave me palët e treta. Të tjerë punonjës të MEICO, bëjnë të ditur prokurorët e çështjes, do të thirren ditët në vijim për të zbardhur aspekte të veçanta të aferave të MEICO-s.
Fishekët 14.5 mm
Fishekët 14.5 mm shërbejnë si municion luftarak për mitralozat kundërajrorë. Nga efekti që kryejnë dhe materiali që ndërtohen ndahen në tre lloje: Fishekë blindëshpues djegës, me plumb, me majë të zezë, blindëshpues djegës me bërthamë speciale, majë të zezë dhe pjesën tjetër të kuqe, blindëshpues djegës gjurmëlënës me shirit të kuq te plumbi. Pesha në gramë shkon nga 197-202 gramë, gjatësia 155-156 mm, pesha e barutit 30-32 gramë, pesha e plumbit 64-65 gramë, gjatësia e plumbit 65-66 mm, pesha e gëzhojës 100-107 gramë, gjatësia e gëzhojës 114 mm.
Gjeneralët e liruar ankimojnë dekretin
Dy gjeneralët e Ushtrisë, të larguar nga detyra më 9 maj me anë të një dekreti të Presidentit të Republikës, kanë përmbushur fazën e ankimimit administrativ ndaj këtij vendimi.
Ferdinand Dervishi
Gjeneral Major Shpëtim Spahiu, ish-komandant i Forcës së Bashkuar dhe Gjeneral Brigade, Zija Bahja, ish-komandant i Komandës Mbështetëse, të shkarkuar me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, kanë nisur në adresë të Presidentit Bamir Topi, Kryeministrit Sali Berisha, por adresë të vetë Oketës, një letër ku argumentojnë se nuk kanë asnjë përgjegjësi për shpërthimin në Gërdec. Po kështu, dy gjeneralët janë shprehur të pakënaqur me argumentimin, apo më saktë mosargumentimin e lirimit të tyre. Sipas ministrit të Mbrojtjes, Gazmend Oketa, dy gjeneralët e Forcave të Armatosura u liruan nga detyra, pasi kishin të bënin direkt me fabrikën e çmontimit të armëve në Gërdec, se kishin dijeni çfarë bëhej aty dhe se nuk morën asnjë masë për të parandaluar tragjedinë. Por dy gjeneralët sjellin argumente të ndryshme në ankimimin e tyre. Sipas një avokati, që ka asistuar dy gjeneralët në këto procedura, lirimi nga detyra është krejt i paargumentuar me prova dhe për më tepër u është komunikuar dy zyrtarëve të lartë në një mënyrë aspak dinjitoze.
Dekreti pas një jave
Në të vërtetë largimi nga detyra i dy gjeneralëve të lartë të Ushtrisë Shqiptare nuk i ka shpëtuar një metode poshtëruese, që pothuaj është duke u bërë traditë në Shqipëri. Mjaft që politika të të shënjestrojë negativisht dhe këtu mbaron gjithçka. Më tej, askush nuk kujdeset qoftë të të bëjë një ceremoni "varrimi" dinjitoze. Kështu, siç ka ndodhur rëndom këto vite të fundit, gjeneralët Spahiu dhe Bahja e kanë mësuar lirimin nga detyra më 9 maj përmes mediave televizive. Pastaj kanë pritur, një ditë, dy, një javë... Askush nuk u komunikonte shkarkimin, as dekreti nuk dukej gjëkundi. Gjeneralët kanë reaguar në mënyra të ndryshme. Kështu Gjeneral Major Shpëtim Spahiu, ish-komandanti i Forcës së Bashkuar, në datën 10 maj nuk është paraqitur fare në zyrën e tij në Durrës duke u ndier tepër i fyer, ndërkohë që Gjenerali i Brigadës, Zija Bahja, ish-komandanti i Komandës Mbështetëse, ka vijuar të frekuentojë zyrën e vet në Tufinë, deri në mbërritjen e dekretit të Presidentit. Natyrisht që të dy nuk kanë nënshkruar më urdhra, edhe pse moszyrtarizimi i lirimit e lejonte këtë procedurë. Pra që të dy, edhe pse të liruar, mund të lëshonin urdhra të ndryshëm që vartësit do të ishin të detyruar t'i zbatonin. Vetëm pas një jave të plotë, më 16 maj, dekreti i lirimit ka trokitur zyrtarisht në komandat përkatëse.
Ushtria pa gjeneralë
Shumëkush mund të mendojë se largimi i dy gjeneralëve nga ushtria nuk përbën ndonjë çudi të madhe. Aq më tepër që në mes është një tragjedi si ajo e Gërdecit. Por Ushtria Shqiptare nuk ka shumë gjeneralë. Për më keq lirimi i dy gjeneralëve Spahiu e Bahja ka shkëputur dy hallkat kryesore të ushtrisë nga Shtabi i Përgjithshëm, thënë në mënyrë metaforike tashmë ushtria ka pamjen e një njeriu me krahë të prerë. Dy komandat, ajo e Forcës së Bashkuar dhe ajo Mbështetëse, përfshijnë gjithë resurset njerëzore dhe logjistikën e Ushtrisë Shqiptare. Të dyja komandat varen nga Shtabi i Përgjithshëm, por tashmë asgjë nuk mund të funksionojë, përderisa në postet e lëna bosh nuk ka gjeneralë zëvendësues që të kenë atributet e firmës, pra të vazhdimit të ecurisë së punëve, apo vazhdimit të jetës. Kjo sepse zëvendësit e dy gjeneralëve të liruar nuk kanë të drejtën ligjore të firmës dhe të marrjes së vendimeve. Për më tepër që, pas një akrobacie të dështuar të fundvitit 2007, Ministria e Mbrojtjes ka pasur shumë probleme sidomos në furnizimin me ushqime të trupave.
Gërdeci, firma e incidentit të Gramshit do realizojë pastrimin
Të njëjtët "specialistë" anglezë që janë përgjegjës për vrasjen e një adoleshenti dhe plagosjen e dy personave të tjerëve në Shmrizë të Gramshit, do të bëjë pastrimin e zonës së infektuar të Gërdecit. Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa, mësohet të ketë nënshkruar edhe dokumentin e fundit që autorizon amerikanët e kompanisë "Armor Group North America" për të realizuar pastrimin e zonës së Gërdecit. Kjo kompani ka qenë e përzgjedhur nga Departamenti Amerikan i Shtetit për të operuar për një periudhë të caktuar kohore në zonën e Ballkanit, në fushën e demontimit apo shkatërrimit të municioneve të rrezikshme. Për të operuar në Shqipëri, e njëjta kompani u mbështet te një kompani nënkontraktuese angleze e quajtur "EOD Solutions LTD". Anglezët deri para një viti kryenin në një fshat të quajtur Shmrizë të Gramshit shkatërrimin e municioneve të vjetra me anë të metodës së shpërthimit. Por më 1 korrik 2007, atyre u ndodhi një incident i përgjakshëm. Një adoleshent nga fshati, i quajtur Hysen Ibrahimi, humbi jetën pasi në duar i plasi një predhë nga ato që duhet të ishin shkatërruar në poligon. Shpërthimi plagos të atin, Mylazimin, dhe një bashkëmoshatar të quajtur Ledio Nasufi. Sipas Prokurorisë, predha ishte marrë në poligon. Ndërkohë që përgjegjësit, në këtë rast dy specialistë anglezë të "EOD Solutions LTD" të quajtur K. Underwood dhe Xh. Napolitano, nuk penalizohen. Edhe pse Prokuroria hapi një hetim, asnjëherë nuk u shkua te fajtorët. Madje, zyrtarisht ngjarja u quajt vetëvrasje. E vërteta që u shmang thotë se anglezët nuk kishin bërë asgjësimin e predhave sipas rregullave të përcaktuara në manualet zyrtare të ushtrisë shqiptare. Gjithsesi, në shkurt të këtij viti anglezët si dhe Ministria e Mbrojtjes janë paditur në gjyq nga të dëmtuarit, të cilët kërkojnë dëmshpërblim. Për shkak të publikimit në gazetën "Panorama" të skandalit të Gramshit, dy anglezët e "EOD Solutions LTD" janë kujdesur që të mos shfaqen më tepër se duhet në Ministrinë e Mbrojtjes. Po kështu, mbahet pothuaj sekret emrin i nënkontaktorit "EOD Solutions LTD" si kompania që ka fituar të drejtën e pastrimit të Gërdecit. Punimet do të nisin menjëherë, pasi Prokuroria të lejojë operimin në zonë. fe.de