E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëshen; Del nga rruga, aksidentohet lehtë deputeti Prenga



Një aksident ka ndodhur pasditen e djeshme në aksin rrugor Rrëshen-Milot, nga ku si pasojë ka mbetur i plagosur lehtë deputeti i Partisë Demokratike, Gjovalin Prenga. Menjëherë pas aksidentit, Prenga është dërguar drejt spitalit të Rrëshenit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas burimeve nga spitali, mësohet se deputeti Prenga ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Automjeti i aksidentuar tip “Fuoristradë” që i përket Kuvendit, me të cilën udhëtonte deputeti, ka devijuar nga rruga si pasojë e lagështirës dhe ka mbetur në një shkurrishte shumë pranë përmbysjes në humnerë, e cila mund të ishte fatale. Policia bën të ditur se shkak i këtij aksidenti ka qenë dalja nga rruga e automjetit si pasojë e lagështirës, shkaktuar nga moti i keq i ditëve të fundit. Mësohet se gjatë aksidentit, deputeti Prenga ndodhej i vetëm në makinën e tij dhe ai po udhëtonte nga Rrësheni drejt Miloti

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›