Divjakë; Ndërpriten kërkimet për gjetjen e dy peshkatarëve
Ndërpriten kërkimet për gjetjen e dy peshkatarëve të humbur në Divjakë. Forcat e Policisë Kufitare nga Divjaka, Durrësi, policia e Lushnjës, dhjetëra pulumbarë të RENEA-s të ardhur nga Tirana, ndërprenë pas më shumë se katër orë kërkimet për gjetjen e tyre. Kërkimet do të rifillojnë sërish sot, pasi dje ato u ndërprenë për shkak të errësirës. Errësira e bëri të pamundur vazhdimin e mëtejshëm të operacionit nga ekipet e angazhuara. Ndërkohë, konfirmohet se forcat kufitare do të vazhdojnë patrullimet nga toka përgjatë gjithë natës. Dy peshkatarë të Divjakës rezultuan të mbytur mëngjesin e djeshëm pas daljes së tyre me varkë për të mbledhur rrjetat e peshkimit, të cilat i kishin lëshuar gjatë natës. Vangjel Trungu, 53 vjeç dhe Stavri Prendi, 48 vjeç kishin dalë me varkën e tyre në orën 7 të mëngjesit të djeshëm, ndërkohë rrymat e forta detare të shoqëruara nga stuhia kanë përmbysur varkën rreth 300 m nga bregu.