Vrasjet e bandës, Lul Berisha ballafaqohet me të penduarin
Shoqërimi në Linzë i Lul Berishës, kreut të "Bandës së Durrësit" për t'u ballafaquar me të penduarin Adriatik Coli, u bë shkak për një debat të ashpër, gjatë seancës së djeshme gjyqësore të procesit me 17 të pandehur.
Fatos Mahmutaj
Duke reaguar për veprimet që ishin kryer ndaj klientit të tij avokati i Lulzim Berishës, Arben Qeleshi pretendoi se, Prokuroria kishte shkelur ligjin përsa i përket mbikëqyrjes së të paraburgosurve. Sipas avokatit, klienti i tij nuk mund të shoqërohej në asnjë mënyrë jashtë qelive të paraburgimit, përveçse në rast se dërgohej në gjykatë. Pas kësaj, prokurori i çështjes pohoi se shoqërimi i Berishës në Linzë, vendi ku mendohet se mbahet i penduari Coli, ishte bërë me një urdhër të Prokurorisë së Durrësit, në lidhje me një çështje që po hetohet në këtë institucion dhe që kapoja i "Bandës së Durrësit" ka dijeni. Sipas prokurorit, bëhet fjalë për vrasjen në vitin 1999 të Nuri Ylmiut, çështje për të cilën po hetohen nga Prokuroria e Durrësit, Eral Bajramaj dhe Leonard Murataj. Pak muaj më parë të dy këta të pandehur u liruan nga akuza nga Krimet e Rënda, pasi Prokuroria nuk arriti t'u provonte veprën penale. Pas kësaj, çështja u rikthye në Prokurorinë e Durrësit për t'u rihetuar, ku sërish vlerësohet si një provë kryesore e kësaj çështjeje, dëshmia Adriatik Colit, i cili pretendon se ka dëgjuar prej ish-kapos së vet se vrasjen e ka bërë Leonard Murataj. Shqyrtimi i kësaj prove gjatë gjykimit, që përfundoi disa muaj më parë te Krimet e Rënda, nxiti debat të ashpër, ndërsa u kërkua dhe u pyet në seancë edhe vetë Lul Berisha, i cili mohoi të kishte dijeni për një gjë të tillë. Gjatë dëshmive të dhëna në ngarkim të ish-shokëve dhe kundërshtarëve të vet, Coli pohoi se në vitin 1999, kohë kur Lul Berisha kishte marrë me qira Vilën e Zogut në Durrës, banda mblidhej aty dhe diskutonte gjithçka. Sipas Colit, Berisha kishte folur me anëtarët e bandës për rrëmbimin e Artan Ylmiut në vitin 1999 dhe vrasjen e të atit të tij Nuri Ylmiu. Vetë Berisha i pyetur në Gjykatën e Krimeve të Rënda mohoi në mënyrë kategorike të kishte dijeni për këtë krim. Ai madje, pohoi se Muratajn dhe Bajramajn i kishte miq dhe se, nuk kishte pasur asnjë përplasje me ta. E ndodhur përballë këtyre dy dëshmive, që kundërshtonin në mënyrë kategorike njëra-tjetrën, por të marra konform ligjit në seancë gjyqësore, Prokuroria e qytetit bregdetar vendosi të ballafaqojë dy dëshmitarët. Seanca e ballafaqimit të tyre është fiksuar nga Prokuroria, e cila pas kësaj pritet të vendosë nëse do e dërgojë sërish në gjyq dosjen në ngarkim të Murataj dhe Bajramajt apo do e pushojë atë. Pas debatit të ashpër të zhvilluar dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda mes avokatit të Lulzim Berishës dhe prokurorit të Krimeve të Rënda, trupi gjykues vendosi të shtyjë për në shtator seancën e ardhshme në ngarkim të personave të akuzuar si anëtarë të "Bandës së Durrësit". Ata akuzohen nga Prokuroria për një serial të gjatë vrasjesh dhe atentatesh që për motiv dyshohet se kanë pasur rivalitetin dhe konkurrencën në fitimet e trafikut të drogës.