E Hënë, 2 Nëntor 2026

Reagimi i parë i Strasburgut - i kërkon opozitës praninë e vazhdueshme në parlament

Kryeparlamentarja Topalli kërkon emërimin e kreut të grupit socialist, me të cilin edhe do të bashkëbisedohet për nismat ligjvënëse, por edvinistët kundërpërgjigjen duke përzgjedhur si interlokutor, “xhaketën e vjetër” të Sigurimit, ish-ministrin e Ramiz Alisë, Gramoz Ruçin


Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës Mevlüt çavusoglu përshëndeti sot kthimin e opozitës në parlamentin shqiptar gjatë seancës së javës që shkoi, duke e cilësuar këtë hap si shenjë të rëndësishme në zgjidhjen e ngërcit politik në vend. "Shpresoj që ky hap pozitiv të shënojë fillimin e pjesëmarrjes të vazhdueshme e të gjitha forcave politike në punën e parlamentit". "Unë jam shumë i kënaqur në lidhje me këtë zhvillim, sepse ai vjen pas vizitës së fundit të delegacionit të Këshillit të Europës në Shqipëri për të mbështetur në zgjidhjen e situatës politike dhe për të ndihmuar Presidentitn Topi në rolin e tij të ndërmjetësimit dhe përpjekjeve të tij për të rivendosur dialogun politik", theksohet në deklaratën e Presidentit të Asamblesë Parlamentare të KiE. çavusoglu inkurajoi udhëheqësit e dy partive Socialiste dhe Demokratike, për të bërë përpjekje të mëtejshme me qëllim nxitjen dhe forcimin e dialogut politik në vend. "Dialogu parlamentar është i një rëndësie të madhe për funksionimin demokratik të institucioneve të shtetit, dhe jetik për reformat që duhet të adresohen pa vonesë," theksoi Presidenti i Asamblesë Parlamentare të KiE.


Topalli i kërkon Ramës zgjedhjen e kreut të Grupit Parlamentar


Pak dite pas hyrjes se Partise Socialiste ne parlament, kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, ka komunikuar zyrtarisht me kreun e opozites Edi Rama. Mbledhja e konferences se kryetareve ku do te diskutohet per kerkesen e Partise Socialiste per ngritjen e komisionit hetimor per zgjedhjet, eshte bere shkak qe zonja Topalli t’i dergoje nje leter zotit Rama. Ne kete leter, kryetarja e kuvendit, informon kreun e socialisteve dhe grupin e deputeteve firmetare per ngritjen e komisionit se Konferenca e Kryetareve te grupeve parlamentare do te mblidhet te marten, brenda afatit qe parashikon ligji per organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore. Per shkak te bojkotit gati 6 mujor te parlamentit, socialistet ende nuk kane caktuar perfaqesuesit e tyre ne kryesimin e kuvendit, komisionet apo delegacionet parlamentare dhe as kryetarin e grupit te tyre parlamentar. Per kete arsye, ne letren e saj, Jozefina Topalli, duke informuar kreun socialist per mbledhjen e konferences se kryetareve te grupeve, i shkruan Edi Rames se do te deshironte pjesemarrjen ne mbledhje te kryetarit te grupit parlamentar socialist. Nëse deputetet socialiste nuk perfaqesohen te marten ne mbledhje me kryetarin e tyre, kjo do te thote se diskutimi i projektvendimit per ngritjen e komisionit hetimor per zgjedhjet, sic e ka kerkuar Partia Socialiste do te jete thjesht nje diskutim formal. Pershembull, pika tre e projektvendimit ku kerkohet keqyrja e fleteve te votimit, mund te mos pranohet pa iu nenshtruar fare debatit. Nga ana tjeter, Konferenca e Kryetareve ka edhe tagrin per te caktuar daten kur projektvendimi shkon per miratim ne kuvend dhe nese nuk ka konsensus, afati maksimal eshte jo me vone se dy jave pas diskutimit ne Konferencen e Kryetareve.


Konferenca e Kryetareve te marten kerkon pranine edhe te kryetarit te grupit parlamentar socialist. Pershkak te mungeses se socialisteve ne Kuvend deri javen e shkuar, grupi parlamentar nuk e ka zgjedhur ende kryetarin. E sigurt eshte se ai do te jete Gramoz Ruci, qe eshte edhe kryetar i Asamblese Kombetare te Partise Socialiste. Po ashtu, mbledhja e grupit e fiksuar zyrtarisht per te merkuren, do te zgjedhe si nenkryetarin socialist te Kuvendit, funksion për të cilin ekziston një betejë e rëndë brenda ylberistëve të Edvinit. Ne mbledhje deputetet socialiste do te diskutojne edhe per perberjen e komisioneve te perhershme te Kuvendit, ku duhet te caktojne njerezit e tyre.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›