Prokuroria po heton 133 raste të abuzimit të votës
Me nismën e Prokurorisë së Shtetit, Paneli Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa ka proçeduar 133 lëndë, të cilat konsiderohet se kanë të bëjnë me abuzimin e votës së qytetarëve gjatë zgjedhjeve të fundit në Kosovë. Kryeprokurori i Kosovës, Ismet Kabashi, ka thënë se këto raste do të shqyrtohen si lëndë me prioritet dhe opinioni do të informohet për rezultatet në 1 shkurt.
Lidhur me rezultatet eventuale të këtyre hetimeve, opinioni do të njoftohet deri më 1 shkurt, thotë Kabashi. Ai sqaron, po ashtu, se nismën për hetimin e rasteve e ka iniciuar vetë Prokuroria e Shtetit. Ndonëse kallëzime penale kishte edhe pas zgjedhjeve të vitit 2007, Kabashi tregon se Prokuroria nuk ka të dhëna se gjykatat i kanë zgjidhur ato raste.