E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria pranon te kontrollohet nga Ministria

Prokuroria pranon te kontrollohet ne funksion te raportimit te ministrit te Drejtesise çdo 6 muaj ne Kuvend, ndersa vlereson leshimet e "Alibeajt" per mos shkarkimin e Prokurorit te Pergjithshem edhe nese ndaj tij mund te filloje procedimi penal.

Deklarata "triumfuese" e ministrit te Drejtesise, dy dite me pare, gjate nje konference te perbashket shtypi me shefin e misionit evropian ne Shqiperi, Helmut Lohan, ka "frikesuar" zyrtaret e akuzes qendrore, te cilet i kane hapur "rrugen" ministrit te dergoje projektligjin per miratim ne qeveri.

Madje, burimet nga Prokuroria e Pergjithshme thane dje se mund te leshojne "pe" edhe per imunitetin, nje nen shume i diskutuar me pare, megjithese pretendojne se edhe Ministria e Drejtesise ka bere leshime per çeshtjen e fillimit te procedimit penal ndaj Prokurorit te Pergjithshem dhe prokuroreve te thjeshte.

"Lutjet" e zyrtareve te prokurorise per Alibeajn vijojne se jane te hapur te negociojne per kontrollin dhe imunitetin, nese nje gje e tille kerkohet nga ana e komisionit te punes ne Ministrine e Drejtesise.

Duket se nje gje eshte arritur nga prokuroret: te mos shkarkohen nga detyra, megjithese ndaj tyre mund te jete regjistruar procedimi penal.

Vleresojme konsensusin

Prokuroret kane harruar te gjithe "luften" me Ministrine e Drejtesise dhe dje e kane "qepur gojen", duke hedhur hije dyshimi se kane marre "urdher nga lart".

Disa dite me pare ishin po keta perfaqesues te akuzes,qe benin publike me te madhe se po cenohet pavaresia e sistemit te prokurorise si dhe ne projektligj ka disa nene, ku lejohet qe prokurori te shkarkohet e te tjera diskutime.

Por,siç duket, "urdhri" ka qene i prere: "Paqe" me Ministrine e Drejtesise.

Madje, kjo e fundit, siç mesohet nga burime nga Prokuroria e Tiranes, nuk ka zhvilluar asnje kontroll ne regjistrin penal, megjithese prokuroria miratoi kerkesen e tyre.

Burime nga Prokuroria e Pergjithshme thane dje se vleresojne konsensusin e arritur deri me tani per heqjen dhe ndryshimin e pese dispozitave qe ndodheshin ne versionin e pare te draftit ne shtator 2008.

Konkretisht, heqja e parashikimit per shkarkimin e Prokurorit te Pergjithshem ne rast te fillimit te procedimit ndaj tij nga prokuroria e rretheve; heqja e pezullimit nga detyra te prokuroreve ne rast se ndaj tyre paraqitet kallezim penal, (eshte sanksionuar se do pezullohen vetem ne rast se regjistrohet procedim penal ndaj tyre); zgjerimi i Keshillit te Prokurorise me nente anetare dhe heqja e parashikimit per detyrimin e replikes nga Prokurori i Pergjithshem me ministrin e Drejtesise pas raporteve qe ky mund te paraqese ne Kuvend, lidhur me kontrollet ne prokurori.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›