Prokuroria tenton ti heqë nga duart Fatmira Hajdarit dosjen e Bashës
Gjyqtarja Hajdari rrëzon kërkesën për moskompetencë në Shkallën e Parë. Dy aktet që kërkon të shfuqizojë ministri Lulzim Basha para se të nisë gjykimi
Prokuroria e cilësoi dje vendimin e gjyqtares Fatmira Hajdari të njëanshëm. Kaq ka mjaftuar për përfaqësuesin e akuzës për të tentuar t’i heqë nga duart dosjen për Lulzim Bashën. Gjatë seancës së djeshme gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës vendosi të shpallë të pavlefshme kërkesën e Prokurorisë për të shpallur moskompentencën e gjykimit të kërkesë-padisë së Lulzim Bashës. Vetë kryediplomati shqiptar, i cili akuzohet për keqpërdorim të fondeve në ndërtimin e rrugës “Durrës-Kukës” në kohën kur ishte në postin e ministrit të Transporteve, nuk ndodhej në seancën e djeshme gjyqësore, pasi vazhdon një tur diplomatik jashtë Shqipërisë. Në seancë gjyqësore ai është përfaqësuar nga avokati mbrojtës, Zef Nika.
Kërkesat
Prokurori i çështjes, Arben Kraja, argumentoi kërkesën e tij me faktin se kërkuesi është deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe njëkohësisht anëtar i Këshillit të Ministrave dhe për shkak të imunitetit çdo kërkesë e tij duhet të gjykohet nga shkalla më e lartë e Gjyqësorit, duke iu referuar si bazë ligjore nenit 141 të Kushtetutës. Pretendimet e organit të akuzës u kundërshtuan nga avokati mbrojtës, Zef Nika. Avokati sqaroi se në këtë rast klienti i tij kërkonte të shfuqizoheshin dy akte të Prokurorisë. E para kishte të bënte me fletë-thirrjen e lëshuar më 24 nëntor këtij viti për Bashën dhe e dyta konsistonte me aktin që i është dërguar me postë duke e njohur me dy akuzat e ngritura ndaj tij. Pasi dëgjoi palët në gjykim dhe u tërhoq për vendim, gjyqtarja Hajdari argumentoi vendimin për ta shpallur të pavlefshme kërkesën e prokurorit Arben Kraja, pasi “nuk jemi përpara një dosjeje penale për gjykimin e një çështjeje nga themeli, por përpara një veprimi procedural”.
Përjashtimi
Seanca e djeshme u mbyll me kërkesën e prokurorit të çështjes për përjashtimin nga gjykimi të gjyqtares Fatmira Hajdari. Brenda tri ditësh prokurori Kraja duhet të paraqesë të argumentuar ligjërisht në Gjykatën e Tiranës kërkesën për përjashtimin e gjykatëses. Më pas kërkesa do të gjykohet nga një gjyqtar tjetër, i cili do të përcaktohet me short. Gjyqtarja Hajdari i kërkoi prokurorit të shpjegonte konkretisht se ku bazohej për të kërkuar përjashtimin e saj në gjykim. Përfaqësuesi i akuzës shpjegoi se kërkesa lindi pas vendimit të saj, duke e cilësuar si të njëanshëm. Ish-ministri i Transporteve, Lulzim Basha, u hetua për afro një vit për abuzimet e kryera me fondet e rrugës “Rrëshen-Kalimash” së bashku me ish-zyrtarët e këtij dikasteri, Armand Teliti, Lejla Saraçi dhe Andi Toma. Për Telitin dhe Saraçin Prokuroria pushoi akuzën dhe në bankën e të akuzuarve pritet të ulen Basha dhe ish-vartësi i tij, Toma. Sipas Prokurorisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dy të akuzuarit i kanë shkaktuar shtetit një dëm financiar prej 232 milionë eurosh.
5 Dhjetor 2008