E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroritë që do të inspektohen nga Ministria e Drejtësisë



Laureta Rryçi

Tiranë - Zbardhet plani një vjeçar i Drejtorisë së Inspektimit në Ministrinë e Drejtësisë për inspektimin e disa prokurorive. Gazeta “Albania’ ka arritur të sigurojë planin e plotë që drejtuesit e kësaj drejtorie e kanë vënë në dijeni ministrin, Enkeled Alibeaj mbi punën një-vjeçare që i pret. Burime pranë kësaj ministrie shpjeguan se ministri Alibeaj u ka kërkuar të gjithë drejtorëve të ministrisë t’i paraqesin planin e punës që kanë ndërmend të zbatojnë gjatë gjithë këtij viti. Drejtoria e Inspektimit ka përcaktuar prokuroritë që do të inspektohen këtë vit, arsyet përse do të dërgohen inspektorët e ministrisë së Drejtësisë si dhe afatet që iu është lënë për përgatitjen e raporteve përfundimtare.
Plani
Gjatë këtij viti do të kalojnë në “sitën” e Ministrisë së Drejtësisë një numër i konsiderueshëm prokurorësh. Drejtoria e Inspektimit në këtë ministri ka përcaktuar tashmë numrin e e prokurorive që do të monitorohen për gjatë 2008-s. Sipas kësaj drejtorie në afate të ndryshme kohore do të inspektohen prokuroria e Sarandës, Tiranës, Fierit, Durrësit, Shkodrës, Kukësit dhe Gjirokastrës. Kryesisht inspektimet janë përcaktuar të zgjasin disa ditë duke lënë më pas pak më shumë se dy javë për të përfunduar raportin përfundimtar. Pas kësaj ministri do të njihet me raportin dhe nëse do të ketë abuzime ka të drejtë ti propozojë kryeprokurores masa ndëshkuese për të gjithë prokurorët që mendohet se kanë abuzuar.
Inspektimet
Përveç punës së përgjithshme që do t’u inspektohet prokurorëve, pritet që në veçanti të inspektohet për të gjitha ato dosje që është vendosur pushimi i çështjeve. Sipas burimeve nga Ministra e Drejtësisë kjo vjen për shkak të numrit të madh të ankesave që mbërrijnë në këtë dikaster pikërisht për këtë arsye. Sipas qytetarëve që janë ankuar, shpesh herë përfaqësuesit e akuzës parapëlqejnë të pushojnë çështjen duke favorizuar palën tjetër. Në morinë e inspektimit do të jenë edhe të gjithë ato dosje që janë dërguar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit por që shpeshherë përfundojnë duke u pushuar.

1. Për Prokurorinë e Rrethit Sarandë
Objektivi
Forcimi i kontrollit lidhur me ligjshmërinë e veprimtarisë së prokurorëve në çështjet që kanë përfunduar hetimet paraprake dhe mosfillimet e procedimit për prokurorinë e rrethit Sarandë.
Masat për t’u ndërmarrë
Përgatitja e urdhrit -Mbledhje informacioni statistikor për dinamiken e çështjeve të pushuara dhe mosfilluara.
- Kontrolli i çështjeve të mësipërme.
-Evidentimi i shkeljeve të kryera ( nëse ka) dhe mbledhja e materialeve.
- Hartimi dhe përpunimi i raportit të kontrollit.
Produkti
Raport kontrolli që i përcillet Presidentit të Republikës, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Prokurorisë së rrethit përkatës.
Afatet
15 – 25 Janar
Afati i përgatitjes së raportit
Brenda dates 1 shkurt 2008

2. Për prokurorinë e rrethit Kurbin
Objektivi
Forcimi i kontrollit lidhur me ligjshmërinë e veprimtarisë së prokurorëve në çështjet që kanë përfunduar hetimet paraprake dhe mosfillimet e procedimit për prokurorinë e rrethit Kurbin.
Masat për t’u ndërmarrë
Përgatitja e urdhrit -Mbledhje informacioni statistikor për dinamiken e çështjeve të pushuara dhe mosfilluara.
- Kontrolli i çështjeve të mësipërme.
-Evidentimi i shkeljeve të kryera ( nëse ka) dhe mbledhja e materialeve.
- Hartimi dhe përpunimi i raportit të kontrollit.
Produkti
Raport kontrolli që i përcillet Presidentit të Republikës, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Prokurorisë së rrethit përkatës.
Afatet
1-15 Shkurt
2008
Afati i përgatitjes së raportit
Brenda datës 1 mars 2008
3. Për Prokurorinë e Rrethit Tiranë
Objektivi
Forcimi i kontrollit lidhur me ligjshmërinë e veprimtarisë së prokurorëve në çështjet që kanë përfunduar hetimet paraprake dhe mosfillimet e procedimit për prokurorinë e rrethit Kurbin.
Masat për t’u ndërmarrë
Përgatitja e urdhrit -Mbledhje informacioni statistikor për dinamiken e çështjeve të pushuara dhe mosfilluara.
- Kontrolli i çështjeve të mësipërme.
-Evidentimi i shkeljeve të kryera ( nëse ka) dhe mbledhja e materialeve.
- Hartimi dhe përpunimi i raportit të kontrollit.
Produkti
Raport kontrolli që i përcillet Presidentit të Republikës, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Prokurorisë së rrethit përkatës.
Afatet
1-30 Mars
2008
Afati i përgatitjes së raportit
Brenda datës 10 prill 2008
4. Për Prokurorinë e Rethit Fier
Objektivi
Forcimi i kontrollit lidhur me ligjshmërinë e veprimtarisë së prokurorëve në çështjet që kanë përfunduar hetimet paraprake dhe mosfillimet e procedimit për prokurorinë e rrethit Kurbin.
Masat për t’u ndërmarrë
Përgatitja e urdhrit -Mbledhje informacioni statistikor për dinamiken e çështjeve të pushuara dhe mosfilluara.
- Kontrolli i çështjeve të mësipërme.
-Evidentimi i shkeljeve të kryera ( nëse ka) dhe mbledhja e materialeve.
- Hartimi dhe përpunimi i raportit të kontrollit.
Produkti
Raport kontrolli që i përcillet Presidentit të Republikës, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Prokurorisë së rrethit përkatës.
Afatet
10-30 Prill
2008
Afati i përgatitjes së raportit
Brenda datës 8 maj 2008
5. Për Prokurorinë e rrethit Shkodër
Objektivi
Forcimi i kontrollit lidhur me ligjshmërinë e veprimtarisë së prokurorëve në çështjet që kanë përfunduar hetimet paraprake dhe mosfillimet e procedimit për prokurorinë e rrethit Kurbin.
Masat për t’u ndërmarrë
Përgatitja e urdhrit -Mbledhje informacioni statistikor për dinamiken e çështjeve të pushuara dhe mosfilluara.
- Kontrolli i çështjeve të mësipërme.
-Evidentimi i shkeljeve të kryera ( nëse ka) dhe mbledhja e materialeve.
- Hartimi dhe përpunimi i raportit të kontrollit.
Produkti
Raport kontrolli që i përcillet Presidentit të Republikës, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Prokurorisë së rrethit përkatës.
Afatet
8-30 Maj 2008
Afati i përgatitjes së raportit
Brenda datës 8 qershor 2008
6. Për Prokurorinë e rrethit Korçë
Objektivi
Forcimi i kontrollit lidhur me ligjshmërinë e veprimtarisë së prokurorëve në çështjet që kanë përfunduar hetimet paraprake dhe mosfillimet e procedimit për prokurorinë e rrethit Kurbin.
Masat për t’u ndërmarrë
Përgatitja e urdhrit -Mbledhje informacioni statistikor për dinamiken e çështjeve të pushuara dhe mosfilluara.
- Kontrolli i çështjeve të mësipërme.
-Evidentimi i shkeljeve të kryera ( nëse ka) dhe mbledhja e materialeve.
- Hartimi dhe përpunimi i raportit të kontrollit.
Produkti
Raport kontrolli që i përcillet Presidentit të Republikës, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Prokurorisë së rrethit përkatës.
Afatet
8 - 30 Qershor 2008
Afati i përgatitjes së raportit
Brenda datës 8 korrik 2008
7. Për prokurorinë e Rrethit Kukës
Objektivi
Forcimi i kontrollit lidhur me ligjshmërinë e veprimtarisë së prokurorëve në çështjet që kanë përfunduar hetimet paraprake dhe mosfillimet e procedimit për prokurorinë e rrethit Kurbin.
Masat për t’u ndërmarrë
Përgatitja e urdhrit -Mbledhje informacioni statistikor për dinamiken e çështjeve të pushuara dhe mosfilluara.
- Kontrolli i çështjeve të mësipërme.
-Evidentimi i shkeljeve të kryera ( nëse ka) dhe mbledhja e materialeve.
- Hartimi dhe përpunimi i raportit të kontrollit.
Produkti
Raport kontrolli që i përcillet Presidentit të Republikës, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Prokurorisë së rrethit përkatës.
Afatet
15 – 30 shtator 2008
Afati i përgatitjes së raportit
Brenda datës 8 tetor 2008
8.Për Prokurorinë e Rrethit Durrës
Objektivi
Forcimi i kontrollit lidhur me ligjshmërinë e veprimtarisë së prokurorëve në çështjet që kanë përfunduar hetimet paraprake dhe mosfillimet e procedimit për prokurorinë e rrethit Kurbin.
Masat për t’u ndërmarrë
Përgatitja e urdhrit -Mbledhje informacioni statistikor për dinamiken e çështjeve të pushuara dhe mosfilluara.
- Kontrolli i çështjeve të mësipërme.
-Evidentimi i shkeljeve të kryera ( nëse ka) dhe mbledhja e materialeve.
- Hartimi dhe përpunimi i raportit të kontrollit.
Produkti
Raport kontrolli që i përcillet Presidentit të Republikës, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Prokurorisë së rrethit përkatës.
Afatet
8 – 30 tetor 2008
Afati i përgatitjes së raportit
Brenda datës 8 nëntor 2008
9. Për prokurorinë e Rrethit Gjirokastër
Objektivi
Forcimi i kontrollit lidhur me ligjshmërinë e veprimtarisë së prokurorëve në çështjet që kanë përfunduar hetimet paraprake dhe mosfillimet e procedimit për prokurorinë e rrethit Kurbin.
Masat për t’u ndërmarrë
Përgatitja e urdhrit -Mbledhje informacioni statistikor për dinamiken e çështjeve të pushuara dhe mosfilluara.
- Kontrolli i çështjeve të mësipërme.
-Evidentimi i shkeljeve të kryera ( nëse ka) dhe mbledhja e materialeve.
- Hartimi dhe përpunimi i raportit të kontrollit.
Produkti
Raport kontrolli që i përcillet Presidentit të Republikës, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Prokurorisë së rrethit përkatës.
Afatet
8 - 20 nëntor 2008
Afati i përgatitjes së raportit
Brenda datës 20 dhjetor

14 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›