E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sistemi bankar, mbi 40 për qind e totalit të kredive në ndërtim



Sektori i ndërtimit përbën një nga drejtimet kryesore të kreditimit nga sistemi bankar në Shqipëri. Këtë gjë e deklaroi dje kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave, Edvin Libohova, gjatë Konferencës së parë, "Zhvillimi i tregut të pasurive të paluajtshme në Shqipëri". Libohova tha, se “për sektorin e ndërtimit, sistemi bankar i kreditimit mbulon 40 për qind të totalit të kredive, ose një vlerë prej rreth 1 miliard euro”. Në këtë kontekst, Libohova u shpreh se, “sektori bankar është mjaft i interesuar që të mbështesë tregun e pasurive të paluajtshme në vendin tonë për vetë zhvillimin që ai paraqet në perspektivë”.

14 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›