“Qeveria krijoi një klimë të favorshme për biznesin”
31/03/2009 Kryeministri Sali Berisha konsultohet me ministrin e Financave për taksat
Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një konsultë të gjerë me ministrin e Financave Ridvan Bode dhe me zyrtarë të lartë të këtij sektori lidhur me zbatimin e direktivës së tij për kufizimin e abuzimeve që qeveritarët vendorë po bëjnë në kurriz të biznesit të vogël me tarifat dhe taksat e përkohshme. Sipas zëdhënëses së kreut të qeverisë Juela Meçani, konsultat u bënë pikërisht mbi rritjen e taksave për biznesin e vogël, të cilat po rritin barrën mbi këtë biznes, që përballon gjeneratën kryesore të punësimit në vend. Në këtë konsultë Kryeministri Berisha dha orientim të prerë se të gjitha tarifat dhe taksat e përkohshme të marra së bashku nuk do të mund të jenë më shumë se 10 për qind e nivelit të përcaktuar në ligjin “Për taksimin e biznesit të vogël”. Duke përcjellë mendimin e shefit të ekzekutivit, Meçani tha se “tendenca e taksimit të biznesit të vogël, në një kohë kur qeveria ka pakësuar me 50 për qind barrën fiskale për këtë biznes dhe në një kohë kur për shkak të krizës ekonomike botërore vendet po ulin taksat, është e rrezikshme për punësimin dhe mbarëvajtjen e biznesit në vend”.
Po gjatë ditës së djeshme Kryeministri Berisha ka marrë pjesë në nisjen e punimeve për ndërtimin e fabrikës së çimentos në Balldren të Lezhës, investim që arrin shumën prej 200 milionë euro nga kompania italiane “Kolaçem Albania”. Për kreun e qeverisë ky investim është dëshmi e një marrëdhënieje intensive me Italinë mike dhe për përpjekjet e jashtëzakonshme që qeveria ka bërë për krijimin e klimës sa më të favorshme për biznesin. Kryeministri theksoi se ky është një rezultat i politikave të drejta ekonomike që ka ndjekur kjo qeveri. “Dua të theksoj se ky është një rezultat i politikave të drejta ekonomike që ka ndjekur kjo qeveri, gjë e cila ka bërë që në qiellin tonë të ketë re me shi ose me borë, por të mos ketë re të stuhisë ekonomike evropiane dhe botërore”, - tha Berisha. Sipas tij, Shqipëria është një vend i tëri në rindërtim. Ai përmendi rindërtimin e mijëra e mijëra kilometrave rrugë, mbi 400 diga, hidrocentrale të reja për t’u ndërtuar, janë pothuajse qindra kilometra tunele. Ai theksoi se nisjen e investimeve në fushën e erës dhe biomasave, kabllo nënujore që lidhin Shqipërinë me Italinë, investime këto që së bashku me fabrikën e çimentos kapin shifrën 2 miliardë euro.