E Shtunë, 31 Tetor 2026

Promovohet “Arti dhe Trashëgimia e Tiranës”

26-06-2012 / Gazeta 55

Revistë për vlerat historike dhe artistike të kryeqytetit

“Arti dhe Trashëgimia e Tiranës” është revista që u promovua në ambientet e Galerisë së Arteve. Në këtë revistë pasqyrohen vlerat historike dhe artistike të kryeqytetit shqiptar ndër shekuj. Kjo revistë e cila u rekomandohet të gjithëve për ta pasur si pjesë e bibliotekës, ndërthur saktësinë shkencore me imazhet artistike të Tiranës gjatë viteve.
Ardian Marashi, drejtor i Qendrës së Studimeve Albanologjike, duke vlerësuar këtë botim si në aspektin hulumtues dhe artistik, theksoi se gjithçka është botuar lidhet jo vetëm me kulturën e Tiranës, por edhe me atë të të gjithë vendit.
Nga ana e saj, drejtoresha e Arkivës së Shtetit Nevila Nika, konsideroi si tepër të vlefshëm revistën. Për Nikën, duke mos njohur trashëgiminë, nuk do të jetë mundësia për një të ardhme më të mirë.
Në këtë aktivitet merrnin pjesë përfaqësues të qeverisë dhe të trupit diplomatik.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›