Pronat e sekuestruara te financuesve të terrorizmit, do të jepen me qira
Institucionet shtetërore dhe subjektet private, të drejtë për t’i marrë në përdorim. Procedurat e lidhjes së kontratave për marrjen me qira të këtyre pasurive
Shaban Sulçe
Të gjitha pasuritë e paluajtshme që u janë sekuestruar në Shqipëri personave që financojnë terrorizmin mund t’u jepen me qira institucioneve shtetërore apo subjekteve private që janë të interesuara për përdorimin e tyre. Një gjë e tillë do të realizohet pasi subjektet e interesuara të kenë lidhur një kontratë qiraje me Agjencinë e Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Kjo e fundit është ngarkuar nga qeveria për administrimin e tyre menjëherë pas sekuestrimit, pas Vendimit të Këshillit të Ministrave numër 140, datë 13.02.2008 “Për mënyrën e administrimit të pasurive të paluajtshme, të sekuestruara, në kuadër të masave kundër financimit të terrorizmit”.
Agjencia e Administrimit
Do të jetë Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ajo që do të ketë të drejtën e administrimit të pasurive të paluajtshme që u janë sekuestruar personave që kanë financuar terrorizmin. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, inventari i pasurive të paluajtshme dhe procesverbali i marrjes në dorëzim të tyre kryhen nga një komision i ngritur me urdhër të ministrit të Financave, i cili ka në përbërje një administrator të caktuar nga kjo agjenci, një përfaqësues të autoritetit që ka kryer sekuestrimin, si dhe një përfaqësues të Ministrisë së Financave. Titullari i kësaj agjencie, pra kryeadministratori, do të ketë të drejtën për të lidhur kontratat e qirasë me institucionet apo subjektet private që janë të interesuara për përdorimin e këtyre pasurive të paluajtshme.
Përdoruesit
Sipas VKM-së së sipërpërmendur, pasuritë e paluajtshme të sekuestruara do t’u jepen në përdorim institucioneve shtetërore buxhetore me urdhër të ministrit të Financave, pasi të jetë lidhur një kontratë hua-përdorimi, e cila nënshkruhet nga huamarrësi dhe kryeadministratori i Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Gjithashtu ato mund t’u kalojnë në përdorim edhe subjekteve private të interesuara, pasi këto të fundit të kenë lidhur një kontratë qiraje, e cila nënshkruhet nga qiramarrësi dhe kryeadministratori i AAPSK-së.
Vlera e kontratës së qirasë përcaktohet sipas ofertës së tregut, ndërsa mënyrat dhe procedurat për dhënien me qira të pasurive të paluajtshme, të sekuestruara, përcaktohen nga ministri i Financave.
Të ardhurat
Vendimi i Këshillit të Ministrave “Për mënyrën e administrimit të pasurive të paluajtshme, të sekuestruara, në kuadër të masave kundër financimit të terrorizmit” parashikon edhe administrimin e të ardhurave që do të sigurohen nga dhënia me qira e pasurive të paluajtshme, që janë sekuestruar. Sipas pikës 4 të këtij vendimi, të ardhurat e krijuara nga administrimi i pasurisë së sekuestruar derdhen në llogari likuiduese, të hapura me autorizim të ministrit të Financave, në njërën nga bankat e nivelit të dytë, në emër të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara. Këto llogari funksionojnë dhe administrohen sipas rregullave të përcaktuara nga ministri i Financave, në përputhje me Ligjin numër 9258, datë 15.07.2004 “Për masat kundër financimit të terrorizmit”. Ndërkohë, shpenzimet për administrimin e pasurisë përballohen nga llogaritë përkatëse, të përmendura në pikën 4. Kur të ardhurat e krijuara nga administrimi i pasurive të paluajtshme, të sekuestruara, nuk mjaftojnë për përballimin e shpenzimeve të kryera për administrimin e tyre, diferenca mbulohet nga Buxheti i Shtetit. Për pasuritë e paluajtshme që janë në bashkëpronësi dhe që për shkaqe objektive administrimi i tyre është i pamundur, administratori kërkon pjesëtimin e sendit në rrugë gjyqësore.
TABELË
1. Pasuritë e paluajtshme të sekuestruara do t’u jepen në përdorim institucioneve shtetërore buxhetore, me urdhër të ministrit të Financave, pasi të jetë lidhur një kontratë hua-përdorimi, e cila nënshkruhet nga huamarrësi dhe kryeadministratori i Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.
2. Ato mund t’i kalojnë në përdorim edhe subjekteve private të interesuara, pasi këto të fundit të kenë lidhur një kontratë qiraje, e cila nënshkruhet nga qiramarrësi dhe kryeadministratori i AAPSK-së.
3. Vlera e kontratës së qirasë përcaktohet sipas ofertës së tregut, ndërsa mënyrat dhe procedurat për dhënien me qira të pasurive të paluajtshme, të sekuestruara, përcaktohen nga ministri i Financave.
Shpenzimet për administrimin e pasurive të paluajtshme
Për të përcaktuar më qartë shpenzimet që nevojiten për administrimin e pasurive të paluajtshme që u janë sekuestruar personave që financojnë terrorizmin, ministri i Financave ka nxjerrë një udhëzim të posaçëm. Ky udhëzim përcakton qartë se shpenzimet e administrimit janë shpenzimet për ruajtjen, mirëmbajtjen, publikimin e ofertave të qirasë dhe sigurimin e domosdoshëm të pasurive. Sipas këtij udhëzimi, këto shpenzime bëhen vetëm atëherë kur pasuritë nuk janë të dhëna me qira, apo huapërdorje dhe do të njihen mbi bazën e kërkesës së bërë nga administratori i pasurisë për kryeadministratorin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, dhe autorizimit të kryerjes së tyre nga ministri i Financave.
Për pjesën e shpenzimeve të administrimit që lindin nga përdorimi i ambienteve të përbashkëta të pasurive të paluajtshme të sekuestruara, të kushtëzuara për funksionim normal të ambienteve, do të urdhërohen nga ministri i Financave duke zbatuar dispozitat ligjore në fuqi mbi administrimin e ambienteve në bashkëpronësi. Për nevoja të ruajtjes së objekteve, Ministria e Financave kontrakton subjekte të licencuara e të specializuara për këtë qëllim. Kontrata e shërbimit është 1-vjeçare dhe kontraktori i kryen shërbimet sipas kërkesës së Agjencisë. Për nevoja të mirëmbajtjes së pasurisë, shpenzimet e kërkuara nga administratori i pasurisë do të kryhen pas marrjes së miratimit nga Ministria e Financave për procedurën që do të ndiqet për përzgjedhjen e kontraktorit. Këto kontrata lidhen rast pas rasti, në varësi të nevojave të mirëmbajtjes së pasurive.
10 Prill 2008