E Diel, 1 Nëntor 2026

Super-Del Piero thyen i vetëm Realin e Madridit

 

Magjitë e Del Pieros nuk kanë fund. Kapiteni legjendar i Juventusit i dhuroi një fitore madhështore bardhezinjve pikërisht në “shtëpinë e bardhë” të Realit të Madridit. Në mitikun madrilen “Santiago Bernabeu” italianët fituan 2-0 falë golave të mrekullueshëm të Aleksandro Del Pieros, ky i dyti ishte një perlë e vërtetë nga goditja e dënimit. Zeniti i St. Petërsburgut fitoi në transfertë me bjellorusët e BATE Borisovit (0-2), falë golave të Pogrebnjakut (34’) dhe Danit (90’). Vilareali kryesoi dy herë në Danimarkë kundër debutuesve të Alborgut, por spanjollët nuk mundën të merrnin pikët e plota ndaj skuadrës modeste daneze. Fqinjët britanikë, skocezët e Sëlltikut e anglezët e Mançesterit u ndanë në barazim 1-1: Mekdonald realizoi për Sëlltikun (13’) dhe Gigs u kundërpërgjigj për “Djajtë e kuq”. Supersfida e grupit G, ajo midis Fiorentinës e Bajernit të Munihut dhuroi shumë emocione, teksa skuadrat shënuan nga një gol. Adrian Mutu realizoi për formacionin italian në minutën e 11-të, por Tim Borovski barazoi shifrat për ekipin e Jurgen Klinsmanit, dymbëdhjetë minuta përpara përfundimit të ndeshjes. Lioni fitoi 2-0 me Steaua: Zhunjino (44’) dhe Reveijer (89’). Arsenali, që luajti pa tre titullarë kundër Fenerbahçes nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola kundër Fenerbahçes. Dinamo e Kievit nuk e shfrytëzoi dot avantazhin e një goli përballë portugezëve të Portos, në ndeshjen e vlefshme për Grupin G, duke u mundur 1-2.

Rezultatet

Grupi E
Alborg – Vilarreal     2 - 2
Seltik – Mançester U.     1 - 1
Grupi F
Fiorentina - Bajern M.     1 - 1
Lion - Steaua B.     2 - 0
Grupi G
Arsenal – Fenerbahçe    0 - 0
Dinamo K. - FC Porto     1 - 2
Grupi H
BATE - Zenit     0 - 2
Real M. – Juventus     0 - 2

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›