E Diel, 1 Nëntor 2026

Si u ndanë shtetet dhe votat që bënë fitues Obamën

 

Barak Obama u bë presidenti i 44-ër i Shteteve të Bashkuara, pasi amerikanët votuan për sloganin e tij "për ndryshim" në zgjedhjet presidenciale amerikane. "Në Amerikë ka ardhur ndryshimi", tha Obama pas fitores. Dhe nga rezultati elektoral kjo dukej qartë. Senatori demokrat fitoi të paktën 349 vota elektorale, ndërsa rivali John McCain 173. Obama fitoi bindshëm në shtetet kyçe si Ohajo, Florida dhe Pensilvania. Ishin pikërisht këto shtete që i dhanë atij fitoren edhe pse akoma nuk kishte përfunduar numërimi i plotë i votave. Tre shtete, të lëkundura e plotësuan para kohe kuotën e 270 votave që i duheshin atij për të siguruar Shtëpinë e Bardhë. Në fakt, harta e Amerikës duket e ndarë si në dysh. Qytetet kryesore që lagen nga oqeanet kanë votuar pro Obamës, ndërsa thirrja e tij për ndryshim, duket se nuk i ka përçarë qendrën e Amerikës. Harta tregon se brigjet e SHBA ishin të gatshme për ndryshimin. Por humbja e Mekeinit u pa që në Virxhinia. Që nga viti 1964, asnjë republikan nuk kishte humbur në Virxhinia.
Të ndara sipas seksit, duket se Obama ka fituar më shumë zemrën e grave. Sipas të dhënave të CNN, meshkujt kanë qenë të dyzuar të zgjidhnin një nga kandidatët. Ata kanë votuar 49% për Obama dhe 48% për Mekein. Por femrat duket se kanë pëlqyer më shumë afrikano-amerikanin. Rreth 56% e tyre kanë votuar për Obamën. Edhe pse zgjedhja e tij u kompensua si fundi i dallimeve racore, duket se rezultatet janë pak kontradiktore me këtë konkluzion. Sipas të dhënave 95 për qind e njerëzve me ngjyrë kanë votuar për Obama. Ndërsa vetëm 57 për qind e njerëzve të bardhë kanë votuar për Mekein. Obama ka fituar bindshëm votat e të rinjve. Sipas statistikave 66 për qind e 18-29 vjeçarëve kanë zgjedhur Obama. Po kështu kanë bërë edhe 52% e votuesve 30-50 vjeç. Ndërsa moshat e pjekura, mbi 65 vjeç kanë votuar për Mekeinin në 65 për qind të rasteve. Obama do të bëhet presidenti i parë afrikano-amerikan, kur ta bëjë betimin si president i 44-të i Shteteve të Bashkuara më 20 janar, 2009.

sondazhi sipas votuesve

            Obama    Mekein
            (në %)        (në %)

VOTA SIPAS SEKSIT
Meshkujt         49        48
Femrat            56        43

VOTA SIPAS SEKSIT DHE RACËS
Mashkull i bardhë    41        57
Femër e bardhë        46        53
Mashkull i zi        95        5
Femër e zezë        96        3
Mashkull latin        64        33
Femër Latine        68        30

VOTA SIPAS RACAVE
I bardhë            43        55
Afro-amerikan        95        4
Latin            67        31
Aziatik            62        35
Të tjera            66        31

VOTA SIPAS MOSHES
18-29             66        32
30-44            52        46
45-64             50        49
Mbi 65             45        53

VOTA SIPAS MOSHES DHE RACES
Të bardhe 18-29         54        44
Të bardhë 30-44        41        57
Të bardhë 45-64        42        56
Të bardhë mbi 65     40        58
Të zinj 18-29         95        4
Të zijn 30-44        96        4
Të zinj 45-64        96        3
Të zijn mbi 65        94        6
Latin 18-29        76        19
Latin 30-44        63        36
Latin 45-64         58        40
Latin mbi 65         68        30

VOTA SIPAS TË ARDHURAVE
Nën 15,000 USD    73        25
15-30,000 USD        60        37
30-50,000 USD        55        43
50-75,000 USD        48        49
75-100,000 USD    51        48
100-150,000 USD    48        51
150-200,000 USD    48        50
Mbi 200,000 USD    52        46

VOTA SIPAS ARSIMIMIT
Pa gjimnza        63        35
Me gjimnaz         52        46
Student            51        47
Me universitet        50        48
Me master         58        40

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›