E Shtunë, 31 Tetor 2026

Proporcionali rajonal, përqindjet që u duhen partive për të hyrë në Kuvend

Me pragun elektoral 3.5% në Qarkun e Tiranës mund të fitohet një deputet edhe me 11 000 vota. Pragu elektoral për secilin prej 12 qarqeve, Kukësi e Dibra më të lartat

Shaban Sulçe

Sistemi proporcional rajonal i propozuar nga Partia Socialiste dhe i mbështetur nga Partia Demokratike duket se do të rezultojë “fatal” për shumicën e partive të vogla parlamentare. Ky sistem zgjedhor, i cili parashikon konkurrimin e partive politike mbi bazën e ndarjes administrative aktuale të 12 qarqeve të Republikës, përmban nivele të larta përqindjesh të pragut elektoral. Duke pasur parasysh potencialet e pakta elektorale të shumicës të partive parlamentare, pritet që shumica e tyre të dështojnë për t’u përfaqësuar qoftë edhe me një deputet të vetëm në legjislaturën e ardhshme pas zgjedhjeve të vitit 2009. Përjashtim duket se do të bëjë Lëvizja Socialiste për Integrim, por edhe Partia Republikane, që kanë një elektorat më të qëndrueshëm, të paktën siç është vërtetuar në proceset e fundit zgjedhore, të cilat mund të mbijetojnë.
Pragu
Gazeta “Albania” zbardh sot pragun elektoral për secilin nga 12 qarqet, ku do të konkurrohet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Pragu elektoral në këtë rast nënkupton përqindjet e votave që duhet të arrijë një parti politike, për të siguruar të paktën një deputet në secilin prej 12 rajoneve ku do të konkurrohet. Shifrat e pragut elektoral për secilin prej qarqeve janë llogaritur mbi bazën e numrit të zonave zgjedhore dhe numrit të votuesve që ka secili qark. Konkretisht, pragu elektoral për Qarkun e Beratit arrin në shifrën 12.5%, në Qarkun e Dibrës 14.2%, në Qarkun e Durrësit 9.1%, në Qarkun e Elbasanit 9.3%, në Qarkun e Fierit 6%, në Qarkun e Gjirokastrës 20%, në Qarkun e Korçës 7.6%, në Qarkun e Kukësit 25%, në Qarkun e Lezhës 14%, në Qarkun e Shkodrës 7.7%, në Qarkun e Vlorës 9%, dhe në Qarkun e Tiranës 3.5%.
Përqindjet
Sipas përllogaritjes, Qarku i Kukësit dhe Qarku i Gjirokastrës rezultojnë të kenë përqindjen më të lartë të pragut elektoral, përkatësisht 25% dhe 20%. Në qarkun e Kukësit, i cili ka 66 375 votues, një parti duhet të fitojë 16593 vota për të siguruar të paktën një deputet. Kjo shifër mund të jetë edhe më e ulët, duke pasur parasysh që përqindja e votuesve në këtë qark, varion në nivelin 60%. Po kështu në qarkun e Gjirokastrës, i cili ka 112728 votues, një parti duhet të fitojë 22 545 vota, për të siguruar të paktën një deputet nga votimet në këtë qark. Edhe në këtë rast, numri i votave për të fituar të paktën një deputet do të jetë më i vogël, pasi edhe në Qarkun e Gjirokastrës përqindja e votuesve në zgjedhje nuk e kalon shifrën 50%, të paktën duke iu referuar proceseve të fundit zgjedhore në Shqipëri. Përqindje të lartë për pragjet elektorale rajonale shënojnë edhe qarqet e Lezhës, Dibrës Beratit dhe Elbasanit.
Tirana
Edhe pse ka numrin më të madh të votuesve, rreth 660 505, qarku i Tiranës do të ketë pragun elektoral më të ulët në krahasim me 11 qarqet e tjera në vend. Ky prag arrin në shifrën 3.5% dhe nëse pjesëmarrja në votime do të jetë 100%, partitë politike duhet të arrijnë të paktën 23117 vota për të siguruar të paktën një deputet, nga 20 zonat zgjedhore që ka Qarku i Tiranës. Por, duke patur parasysh që pjesëmarrja në votime varion në shifrat 45-50%, shanset e partive të vogla rriten disi, dhe ato mund të sigurojnë fitoren e një vendi në parlament nga qarku i Tiranës, duke fituar rreth 11 000 vota.
Partitë e vogla
Ajo që i ka acaruar me të drejtë partitë e vogla është fati i votave të marra prej tyre në qarqet në të cilat ato nuk do të arrijnë të kapin pragun elektoral, pra nëse do të dështojnë që të fitojnë një vend deputeti. Për shembull, në rast se Partia Republikane apo LSI-ja gjatë konkurrimit të tyre në Qarkun e Kukësit arrin vetëm 22% të votave nga 25% që është pragu elektoral në këtë qark, sipas propozimit aktual të dy partive të mëdha, kjo përqindje do t’i akordohet forcës politike që ka marrë përqindjen më të madhe të votave në këtë qark. Çka do të thotë se votat e tyre do të shkojnë dëm, dhe votuesit e tyre nuk do të përfaqësohen në Parlament.

TAB

Pragjet elektorale

1-Qarku i Beratit 12.5%
2-Qarku i Dibrës 14.2%
3-Qarku i Durrësit 9.1%
4-Qarku i Elbasanit 9.3%
5-Qarku i Fierit 6.0%
6-Qarku i Gjirokastrës 20.0%
7-Qarku i Korçës 7.6%
8-Qarku i Kukësit 25.0%
9-Qarku i Lezhës 14.0%
10-Qarku i Shkodrës 7.7%
11-Qarku i Vlorës 9.0%
12-Qarku i Tiranës 3.5%

12 Qarqet e Republikës së Shqipërisë

1-Qarku i Shkodrës Numri total i votuesve 218560
Rrethi i Shkodrës Rrethi i Malësisë së Madhe Rrethi i Pukës

9 Zona zgjedhore
Zona 1 23510 Zona 2 22446 Zona 3 22500
Zona 4 25861 Zona 5 29816 Zona 6 27104
Zona 7 25823 Zona 8 20897 Zona 9 20603

2-Qarku i Kukësit Numri total i votuesve: 66375

Rrethi i Kukësit Rrethi i Hasit Rrethi i Tropojës

3 Zona zgjedhore
Zona 10 24227 Zona 11 20502 Zona 12 21646

3-Qarku i Lezhës Numri total i votuesve: 135890

Rrethi i Lezhës Rrethi i Kurbinit Rrethi i Mirditës

5 Zona Zgjedhore
Zona 13 27614 Zona 14 32185 Zona 15 20653
Zona 16 28516 Zona 17 26922

4-Qarku i Dibrës Numri total i votuesve: 116431

Rrethi i Dibrës Rrethi i Bulqizës Rrethi i Matit

5 Zona Zgjedhore
Zona 18 25957 Zona 19 21548 Zona 20 24355
Zona 21 22909 Zona 22 21662

5-Qarku i Durrësit Numri total i votuesve: 265180
Rrethi i Durrësit Rrethi i Krujës
8 Zona Zgjedhore
Zona 23 22931 Zona 24 26081 Zona 25 31037
Zona 26 29387 Zona 27 31522 Zona 28 45629
Zona 29 39502 Zona 30 39091

6-Qarku i Tiranës Numri total i votuesve: 660505
Rrethi i Tiranës Rrethi i Kavajës

20 Zona Zgjedhore

Zona 31 38472 Zona 32 34844 Zona 33 36080
Zona 34 38965 Zona 35 38116 Zona 36 41565
Zona 37 37198 Zona 38 38138 Zona 39 35976
Zona 40 29130 Zona 41 34061 Zona 42 32860
Zona 43 44106 Zona 44 25610 Zona 45 26368
Zona 46 26364 Zona 47 22743 Zona 48 28603
Zona 49 25406 Zona 50 25900

7-Qarku i Elbasanit Numri total i votuesve: 282528

Rrethi i Elbasanit Rrethi i Gramshit Rrethi i Librazhdit
Rrethi i Peqinit
11 Zona Zgjedhore

Zona 51 25403 Zona 52 31670 Zona 53 32734
Zona 54 26399 Zona 55 21103 Zona 56 24385
Zona 57 25175 Zona 58 24342 Zona 59 23861
Zona 60 22636 Zona 61 24820

8-Qarku i Fierit Numri total i votuesve: 327918
Rrethi i Fierit Rrethi i Lushnjës Rrethi i Mallakastrës

12 Zona Zgjedhore
Zona 62 27877 Zona 63 33547 Zona 64 27698
Zona 65 26374 Zona 66 33551 Zona 67 27125
Zona 68 26345 Zona 69 25174 Zona 70 22996
Zona 71 25382 Zona 72 26932 Zona 73 24917

9-Qarku i Beratit Numri total i votuesve: 150871

Rrethi Berat Rrethi Kuçovë Rrethi Skrapar

6 Zona Zgjedhore

Zona 74 33947 Zona 75 28169 Zona 76 22020
Zona 77 26441 Zona 78 27429 Zona 79 20065

10-Qarku i Korçës Numri total i votuesve: 246700
Rrethi i Korçës Rrethi i Devollit Rrethi i Kolonjës
Rrethi i Pogradecit
9 Zona Zgjedhore
Zona 80 32966 Zona 81 32556 Zona 82 28599
Zona 83 25591 Zona 84 22361 Zona 85 30570
Zona 86 22922 Zona 87 25869 Zona 88 25266

11-Qarku i Gjirokastrës Numri total i votuesve: 112728
Rrethi i Gjirokastrës Rrethi i Përmetit Rrethi i Tepelenës

4 Zona Zgjedhore
Zona 89 24343 Zona 90 31301 Zona 91 26799
Zona 92 30285

12-Qarku i Vlorës Numri total i votuesve: 257258
Rrethi i Vlorës Rrethi i Delvinës Rrethi i Sarandës

8 Zona Zgjedhore

Zona 93 29580 Zona 94 36172 Zona 95 33988
Zona 96 32580 Zona 97 24990 Zona 98 34714
Zona 99 33805 Zona 100 31429

Shënim: Të dhënat për numrin e votuesve janë marrë mbi bazën e shtetasve të regjistruar për votim në zgjedhjet e 3 korrikut 2005

11 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›