E Diel, 1 Nëntor 2026

Propozon gjeneral brigade, Maksim Malaj në postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA



Tiranë – Rrallë herë një njeriu mund t’i qëllojë që brenda një kohe të shkurtër të ngjisë shkallët e karrierës kaq shpejt, e aq më tepër kur kjo ndodh në radhët e Forcave të Armatosura. Gjithçka ka të bëjë me propozimin e Kryeministri Sali Berisha për emërimin e gjeneral brigade, Maksim Malaj, në detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Ndër kandidaturat e gjeneralëve aktualë Berisha ka vënë gishtin mbi Malajn 50 vjeçar dhe me karrierë 27 vjeçare. Ajo që bie në sy është fakti që më 10 qershor një dekret i Presidentit të Republikës e gradon Malajn nga kolonel në gjeneral brigade dhe kur kanë kaluar vetëm 39 ditë një djetër dekret pritet ta vendosë Maksim Malajn në detyrën më të lartë ushtarake, atë të Shefit të Përgjithshëm të FA-së. Më 16 Qershor 2008, Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekretoi shkarkimin nga detyra të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral lejtënant Luan Hoxha. Shkarkim i kreut të ushtrisë u dekretua nga Presidenti tre muaj pas tragjedisë së Gërdecit ku me përgjegjësi u ngarkuan përveç Hoxhës edhe dy gjenalalë të tjerë. Sipas zyrës së shtypit pranë Kryeministrisë, propozimi për emërim, i cili i kalon Presidentit të Republikës, merret në mbështetje të pikës 3, të nenit 169 të Kushtetutës dhe të neneve 7, pika 5, 16, pikat 2 e 3 dhe 30, pika 1, të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000, “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar..

Box

Maksim Malaj

Datëlindja, 13.09.1958
Grada, gjeneral brigade
Vendlindja, Vlorë

Arsimimi

1978–1981, Akademia Ushtarake “Skënderbej”
1990 – 1992, studime “Akademia Ushtarake”
1999 – 1999, kurs në Holandë për ISOOC
Detyrat që ka kryer
1982 - 1987, Instruktor për përgatitje taktike në SHLU, Tiranë
1987 – 1989, Instruktor stërvitje në D1K, Tiranë
1989 - 1990, Komandant b1k në Br240K, Tiranë
1992 – 1983, Zv. shefi operativ në D1K, Tiranë
1983 – 1995, Shefi i degës FMT në DK, Tiranë
1995 – 1996, Përgjegjës i Grupit të Drejtimit të D8K, Tiranë
1996 – 1996, Shef personeli-organizimi në BrK, Shkozë
1996 – 1997, Instruktor për infrastrukturën dhe objektet xheniere në MM
1997 – 1999, Inspektor për gatishmërinë e stërvitjen në Inspektimin e Përgjithshëm
1999 – 2005, Oficer shtabi në Drejtorinë e Inspektimit të Përgjithshëm të MM
2005 Shef shtabi i BrRSH.
2007 Komandant i BrRSH
Gjuha e huaj: Anglisht

21 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›