Prostitucioni, kërkohet konfiskimi i 2.6 milionë eurove
Polici i FNSH-së, Ylli Ceka, i cili u arrestua për plagosjen e rëndë të Edvin Voglit, deklaron në polici se kishte qëlluar për vetëmbrojtje. Ai ka deklaruar se gjatë konfliktit kishte nxjerrë armën për ta frikësuar Voglin, por plumbi e ka kapur në kokë. Gjendja shëndetësore e 35-vjeçarit është tejet e rëndë dhe ai ndodhet në gjendje kome, ku mjekët nuk japin shpresë për jetën. Ndërkaq, Ceka dyshohet nga seksioni kundër krimit ndaj jetës për vrasje të mbetur në tentativë. Megjithatë, materialet në ngarkim të tij ende nuk i kanë shkuar prokurorisë, pasi ai mund të akuzohet për vrasje me dashje, nëse i dëmtuari ndërron jetë në spital. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë pranë zonës së Freskut, kur i dëmtuari dhe autori, bashkë me të afërmit e tyre respektivë, u zunë për çështje pronësie.