Protesta e Elbasanit,drejtësi ose bojkot
14/03/2005 Presidenti i Elbasanit, Arben Laze, denoncon episodet e shëmtuara që u vunë re në takimin e zhvilluar në Peqin, mes Shkumbinit dhe Elbasanit
Ajo që ndodhi në ndeshjen Shkumbini-Elbasani, vërteton edhe njëherë se, skuadra vendase ruajti origjinën e saj të akteve të përsëritura në të kaluarën, duke nxjerrë përsëri në dritë, ato tipare të shëmtuara që për vite me radhë i kanë ndjerë mbi supe skuadra të shquara të kampionatit, si Tirana, Partizani, Vllaznia etj, të përsëritura në ritual, të cilat i vuajti mbi shpinë së fundi, edhe skuadra fqinje e Elbasanit. “Prej rreth 70 vjetësh, Elbasani ka çuar ajkën e rinisë së tij në Peqin, si futbollistë apo drejtues futbolli, për ta ngritur në maksimum sportin në këtë qytet – theksoi dje, presidenti i Elbasanit, Arben Laze. Jo pak raste që nuk kanë lidhje me futbollin, hera-herës nxjerrin krye në fushën e futbollit të Peqinit. Nuk mund të heshtësh e të mbyllësh sytë, kur këta 10 a 11 vjet të futbollit peqinas janë rrahur gjyqtarë, futbollistë, a drejtues klubesh dhe skuadra e këtij qyteti ka qenë më problematikja e futbollit shqiptar. Edhe në rastin më të fundit, Shkumbini-Elbasani, ka pasur fyerje masive, para, gjatë dhe pas ndeshjes”. Në qendër të tifozerisë peqinase, një parrullë fyese e shëmtuar për nga përmbajtja qëndroi gjatë 90 minutave, e cila duhej të hiqej menjëherë dhe ndeshja nuk duhet të fillonte, pa u hequr ajo parrullë e pamoralshme, që kërkonte të diskretitonte një qytet që ka rol të padiskutueshëm në aspekt të kulturës dhe edukatës qytetare. Para ndeshjes, një tjetër shfaqje e dobët e tifozerisë peqinase ka qenë edhe djegia e flamurit të klubit të futbollit, Elbasani, gjë që nuk ka ndodhur në asnjë stadium tjetër të Shqipërisë, që të dhunohen kaq rëndë simbolet e një skuadre, mbi shpinën e së cilës, ka një histori mbi 80 vjeccare. “Gjatë 90 minutave hidheshin vazhdimisht objekte në fushë dhe secili futbollist kërkonte të ruante kokën e tij, ndërkohë që pati edhe rrahje të tifozerisë elbasanase, ku një djalë është shtruar në gjendje të rëndë në spital - vazhdon më tej presidenti i portokallinjve. - Pankina e peqinasve ishte e tejmbushur me njerëz civilë dhe, duke u nisur nga këto, gjyqtari nuk kishte rrugë tjetër, përveçse një gjykimi të njëanshëm. Një nga anëtarët e presidencës peqinase bënte rolin e gjyqtarit të katërt. Pjesa më dënuese dhe më vrasëse e futbollit në atë takim ishte edhe goditja me gurë e gjyqtarit anësor, ku pas këtij incidenti të rëndë nuk mund të luhej futboll dhe vazhdimi i saj do të ishte një formalitet. Njoftoj se, ekipi i Elbasanit ka ndërprerë të gjithë aktivitetin e tij, duke përfshirë edhe procesin stërvitor dhe do të bojkotojë të gjitha aktivitetet futbollistike deri në marrjen e masave, nga ana e autoriteteve pranë Federatës Shqiptare të Futbollit rreth këtij takimi. Nëse pretendimet tona nuk merren në konsideratë, me anë të provave filmike dhe gjithë materialeve të tjera të mbledhura për këtë takim, do t’i drejtohemi për drejtësi autoriteteve të UEFA-s” - ka mbyllur Laze, i cili në këtë mënyrë, ka shprehur indinjatën e thellë për gjithçka të shëmtuar që ka ndodhur në ndeshjen e zhvilluar në Peqin dhe insiston për vendosjen e drejtësisë dhe dënimin e akteve të tilla.