Protesta në emër të lirisë
Greva e urisë po zhvillohet në emër të lirisë. Protagonistët e saj e kanë bërë të vetën temën e lirisë së mohuar nga pushteti, duke ushqyer besimin se kauza e nisur prej tyre është e drejtë dhe e patjetërsueshme. “Vuajtja dhe dhembja ekstreme e bëjnë njeriun më të mirë. E bëjnë njeriun të mësojë më shumë dhe mësimi më i madh në këtë botë është të dish të falësh. Nga sakrifica jonë, unë Shega Ligori fal çdokënd që mendon ndryshe nga unë, por nuk do ta fal kurrë lirinë time!”, u shpreh dje deputetja greviste, Shegushe Ligori. Parë në këtë optikë, çadra mund të vlerësohet edhe si kështjella e lirisë në një vend ku sipas opozitës sundon padrejtësia dhe autoritarizmi. Misionarë të çlirimit nga prangat e korrupsionit, deputetët dhe qytetarët grevistë, po i drejtohen kështu opinionit me fjalë që përcjellin një besim të ri në radhët e një opozite që kërkon ndryshimin.
#