E Shtunë, 31 Tetor 2026

Depresioni, varet në litar 52-vjeçari rom

Korçë

Depresioni ka shtyrë drejt vetëvrasjes një 52-vjeçar nga qyteti i Korçës. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se Pëllumb Demo, që i përkiste komunitetit rom, është gjetur nga të afërmit i vetëvarur me litar në apartamentin e tij. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së dielës në lagjen 7 të qytetit juglindor, kur 52-vjeçari ka qenë vetëm në banesë. Ai ka përfituar nga mungesa e të afërmve për të kryer aktin e vetëflijimit. Kur janë kthyer në banesë, familjarët e kanë gjetur të varur në dhomën e tij. çdo përpjekje për ta risjellë në jetë ka qenë e kotë, pasi 52-vjeçari kishte ndërruar jetë. Policia që ka shkuar në vendin e ngjarjes ka përcaktuar se bëhet fjalë për një rast vetëvarjeje. Nga marrja e dëshmive të familjarëve ka rezultuar se 52-vjeçari vuante nga depresioni dhe prej dhjetë vitesh nuk dilte nga banesa. Ditët e fundit gjendja e tij mendore ishte rënduar, çka e ka shtyrë të ndërmarrë aktin e vetëvarjes.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›