Protestë para selisë së PS-së
Pas katër ditësh shfaqet kundërprotesta e parë. Dje paradite, një grup njerëzish, përfaqësues të shoqatave të ish-të përndjekurve politikë, është shfaqur para selisë së Partisë Socialiste, duke kundërshtuar pretendimin e kësaj të fundit për përfaqësim të kësaj shtrese. “PS nuk mbron të drejtat e kësaj shtrese, e cila përfaqësohet nga e djathta shqiptare”, janë shprehur pjesëmarrësit në protestë. Ata kanë shprehur indinjatën edhe për sa u përket qëndrimeve politike të PS, e sidomos retorikës që apelon në emër të popullit. “Edi Rama duhet ta kuptojë që populli shqiptar nuk është vetëm ajo pjesë që e shoqëron atë. PS nuk mbron të drejtat tona dhe as bllokmenët nuk mund të na mbrojnë ne. Të drejtat tona i mbron e djathta shqiptare, i mbron Partia Demokratike, që i kemi dhënë votën tonë”, thuhej në një deklaratë për shtyp të publikuar gjatë protestës së organizuar para selisë së PS-së.
#