E Diel, 1 Nëntor 2026

"Protokolli" EULEX kundër Kushtetutës dhe Planit Ahtisari



Sylë ARIFI

Bashkimi Evropian ka shprehur bindjen se do të arrijë një marrëveshje me Institucjonet e Shtetit të Kosovës, lidhur me nënshkrimin e protokollit për bashkëpunimit midis EULEX it dhe Serbisë. Duke shtuar se ky është një element i domosdoshëm në procesin e mbështetjes së Kosovës për të luftuar krimin e organizuar dhe krijimin e strukturave shtetrore të sundimit të ligjit. Gjithashtu, përfaqësuesi i BE së në Kosovë, Piter Feith, ka prezantuar para Komitetit për Politik të Jashtme të Parlamentit Evropian, raportin për zhvillimet e fundit në Kosovë, duke folur për progresin e arritur nga e gjithë infrastruktura ligjore, dhe këtë duke e pasqyruar me shembuj konkretë. Megjithatë, z. Feith, theksoi edhe sfidat e shumta që mbesin, duke folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në FMN dhe Banken Botërore, formimin e Gjykatës Kushtetuese dhe disa mekanizma të tjerë shtetëror. Ndërkaq në lidhje me sfidat me të cilat përballet EULEX-i ai shtoi se ato janë shumë komplekse, sidomos në zonat e banuara me shumicë nga pakica serbe. Z. Piter Faith, kësaj rradhe në raportimin e tij karshi avancimeve, i ka numëruar edhe disa vërejtje duke e kritikuar Legjislativin Kosovës se ky institucion nuk është i përfshirë sa duhet në vendimmarrje dhe në mbikëqyrjen e punës së ekzekutivit. Në çdo shtet juridik, legjislativi pra Parlamenti i Shtetit, duhet sipas të gjitha ligjeve dhe kushtetutës ta avancojë kujdesin dhe përfshirjen e tij në vendimmarrje, duke ndikuar në përmirësimin dhe mbikëqyrjen e punës së qeverisë në vazhdimësi për të siguruar transparencën dhe llogaridhënien. Per ta kultivuar transparencën, llogaridhënien e ekzekutivit nga Parlamenti, si institucioni demokratik që i ka zgjedhur, natyrisht që delegatëve ju nevoitet guximi parlamentar dhe përvoja e parlamenteve nga shumë shtete me demokraci të avancuar parlamentare. Gjithkundë në shtetet sovrane Parlamenti e kontrollon qeverinë, dhe ky rend do të vendoset edhe te institucionet tona si parim kushtetues. Protokollit që EULEX ka propozuar ta nënshkruajë me Serbinë është jo vetëm dokument i pa njohur për popullin e Kosovës, por është akt diskriminues, i dëmshëm dhe që e cënon sovranitetin Shtetëror të Kosovës. Protokoll i tillë nuk është hartuar apo konsultuar nga Shteti i Kosovës, por i skenuar nga shteti i Serbis, bazuar në bisedimet dualiste vetëm me EULEX-in dhe tani synohet të nënshkruhet nga EULEX-in, në emrin e Institucioneve Shtetërore. Ky akt paraqet rast nonsens politik, diplomatik që cënon sovranitetin shtetëror dhe ështënë kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe Planin Ahtisari. EULEX-i nuk duhet ta keqpërdor gadishmërinë e institucioneve dhe popullit të Kosovës në bashkëpunim, duke na imponuar akte të tilla që janë në kundërshtim me interesat e popullit të Kosovës. Pra, tani vetë njohja e pamvarsisë nga 62 shtete të botës, nuk lejon skenare të tilla për të vënë në dyshim ekzistimin e shtetit përçfardo llogarije të skemave serbe. Sigurisht, se është koha që institucionet e Kosovës të tregojnë vendosmëri politiko-diplomatike duke reaguar fuqishëm me veprime shtetërore se pa vullnetin e popullit dhe institucioneve tona nuk mund të nënshkruhet kurrfarë dokumenti me askënd nga askush. Deri më tani nga disa takime të liderve institucional me përfaqësuesit ndërkombëtar është treguar se ky akt është i pa pranueshëm nga populli i Kosoves. Mirëpo trysnia vazhdon nga BE dhe përfaqësuesit e tyre, sigurisht me tendenca të ndonjë modifikimi të këtyre marrëveshjeve për ta bindur apo detyruar lidershipin institucional për të pranuar këtë marrëveshje. Skenari i tillë ka zgjuar edhe vëmendjen e disa përfaqësuesve ndërkombëtar dhe shtetëror, siç është rasti i qëndrimeve nga vetë hartuesi i Planit Ahtisari, si dokument që përbën bazën e sovranitetit të Kosovës së pavarur, dhe zëvendësi Albert Rohan, i cili thotë se misioni evropian për drejtësi dhe polici, EULEX, nuk mund të nënshkruajë asnjë marrëveshje me vendet e rajonit pa pëlqimin e qeverisë në Prishtinë. EULEX-i është krijuar që ti ndihmojë institucionet e Kosovës në fushën e drejtësisë dhe të sigurisë, duke mos e cënuar sovranitetin e tyre shtetëror. Është e vërtetë se ky mision ndërkombëtarë ka disa fuqi ekzekutive, por sovraniteti i qeverisë së Prishtinës nuk mund të vihet në dyshim. Rohan theksoi se qeveria e Kosovës duhet të përfshihet në hartimin e të gjitha akteve dhe marrëdhënieve për bashkëpunim me vendet e rajonit, duke shtuar se EULEX-i nuk mund ta detyrojë qeverinë e Kosovës të nënshkruajë asgjë pa vullnetin e tij politik dhe kushtetues. Regimet e deputetes Pak, dhe Daniel Server, nga Instituti Amerikan për Paqe në Uashington, se institucionet e Kosovës kanë të drejtë të jenë të shqetësuara për aranzhimet e Bashkimit Evropian me Beogradin, duke shtuar se Prishtina duhet të mësojë të sillet si e pavarur. Se institucionet e Kosovës duhet të shikojnë në çdo aranzhim të këtij lloji me qëndrimin për mbrojtjen e sovranitet të tyre, ashtu sikur që Beogradi e shikon çdo aranzhim të këtij lloji, në përpjekje për ta mbrojtur pretendimin e tij në sovranitet.
Lidhur me qëndrimet e fundit të EULEX it, si trysni ndaj liderëve institucional dhe perkrahja që ju bëhet edhe nga takimi i BE-s, për ta pranuar atë marrëveshje të Serbis na bën të dyshohet në sinqeritetin e ndimës nga EULEX -i. BE-ja në vend se të jetë unike në njohjen e sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës, angazhohet për t’i stimuluar pretendimet vazhduse serbe vetëm e vetëm për penguar forcimin e shtetit juridik të Kosovës, për ta penguar pranimin e mëtejm ndërkombetar të pamvarsisë.
Protokollet janë në interes të Kosovës dhe janë marrëveshje teknike ndërmjet BE së dhe Beogradit për bashkëpunimin përreth kufirit, kështu mendojnë disa zyrtarë të BE-së të cilët shprehet se do ta ndryshojë qëndrimin e Prishtinës zyrtare ndaj protokollit përmes bisedimeve dhe dialogut. Autoritetet në Prishtinë kanë ripërsëritur qëndrimin e tyre se debatet për protokollin EULEX-Serbi janë të mbyllura, por thonë se do të vazhdojnë bashkëpunimin me misionet ndërkombëtare në Kosovë. Edhe Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, shprehu qendrimin rreth raportit të Qeverisë me EULEX-in, lidhur me pretendimin e nënshkrimit të Protokollit të bashkëpunimit EULEX – Serbi, duke e mbeshtetur kundershtimin nga Qeveria e Kosovës, se nuk ka pse t'i nënshtrohet dokumentit, i cili është kundër interesit të vendit dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Shtetit të Kosovës.

9 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›