Universitetet, Ekonomiku rrit kuotat e studentëve, Mjekësia i ul
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Pranimet në universitete
Propozimet e deritanishme për pranimet e reja në Universitetin e Tiranës janë deri në 7 mijë studentë. Ndër këto, kuotat më të larta do t i ketë Fakulteti i Ekonomisë, ndërsa Mjekësia ka vendosur ta ulë numrin e studentëve, nisur kjo edhe nga tregu i ulët i punësimit në vendin tonë.
7 mijë kuota
Kështu, burime nga Rektorati konfirmojnë se viti i ri akademik 2009-2010, do të presë më shumë studentë në auditoret e Universitetit të Tiranës. Pra do të jenë rreth 7 mijë të rinj që do të ulen në auditore në muajin tetor. Rektori i UT-së, Dhori Kule, thotë se ndryshe nga vitet e tjera, meqenëse numri i pedagogëve është rritur, edhe propozimi që ata kanë bërë, pranë Këshillit të Ministrave, ka qenë për një numër më të lartë studentësh, për vitin e ri që do të vijë.
Degët
Fakulteti Ekonomik do të ketë numrin me të lartë të pranimeve, ndërkohë që Mjekësia do të ketë kuota më të ulëta se një vit më parë. "Pritet një pranim më i madh studentësh. Motivi është që nga pikëpamja e resurseve humane ne kemi të kompletuar numerikisht stafin pedagogjik me shtesat që erdhën pranë Universitetit të Tiranës dhe rekrutimet që bëri gjatë vitit ekzistues akademik",- bëri të ditur dje, Dhori Kule, rektor i UT.
Ambientet
Për sa u përket ambienteve, Kule thotë se këtë vit, janë siguruar ambiente të reja, ndërkohë që në shtator ai jep dhe lajmin se pritet fillimi i ndërtimit të kampusit universitar. "Kemi në dispozicion një ambient shtesë që i ka kaluar Universitetit të Tiranës dhe që është ish-kinoklubi i Qytetit Studenti, i cili do të rikonstruktohet e do të bëhet gati për mësimdhënie në vitin e ri akademik. Këtë vit, pas shtatorit, tetorit, pasi të ketë përfunduar projekti i detajuar, shpresoj të fillojë kampusi", - vijoi Kule. Tashmë propozimet e UT-së i kanë kaluar Ministrisë së Arsimit, prej së cilës pritet miratimi zyrtar.
Studimet part-time
Ndonëse janë përcaktuar kuotat e pranimeve për studimet me kohë të pjesshme, ende nuk janë përcaktuar të gjitha tarifat që do të aplikohen për to. Megjithatë, sipas raportit të dërguar në Ministrinë e Arsimit, Universiteti i Tiranës ka propozuar që ndjekja e studimeve part-time për degën e biologjisë, ku hyrja do të jetë e pakufizuar, do të kushtojë rreth 100 mijë lekë për vitin akademik. Konkretisht, janë propozuar si kuota part-time për vitin e ardhshëm rreth 1270 pranime në Fakultetin e Ekonomikut, 400 pranë atij të Drejtësisë si dhe 450 për Fakultetin e Histori-Filologjisë.
Kuotat e pranimit në Universitetin e Tiranës (propozime)
Kuotat e pranimeve për 8 fakultetet koha e plotë, trojet, part-time
1.Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës
Kohë të plotë 770 ; Trojet 30, part-time 0
2. Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja
Kohë të plotë 730; Trojet 40, part-time 0
3. Në Fakultetin e Drejtësisë
Kohë të plotë 700 ; Trojet 12, part-time 400
4. Në Fakultetin e Shkencave Sociale
Kohë të plotë 500 ; Trojet 240, part-time 0
5. Në Fakultetin e Mjekësisë
Kohë të plotë 350; Trojet 20, part-time 0
6. Në Fakultetin e Infermierisë
Kohë të plotë 555 ; Trojet 50, part-time 300
7. Në Fakultetin e Histori-Filologjisë
Kohë të plotë 370 ; Trojet 20, part-time 450
8. Në Fakultetin e Ekonomisë
Kohë të plotë 1230; Trojet 40, part-time 1270
Ky lajm është publikuar: 09/06/2009