Provimet me zgjedhje, ngujohen hartuesit
Hartuesit e tezave të lën-dëve me zgjedhje, u ngujuan dje në ambientet e AVA-s. Ata do të qëndrojnë aty deri në përfundimit të provimeve, pas mesditës së datës 30 qershor. Nga sa bën me dije MASH, janë përzgjedhur specialistë për 12 lëndë të ndryshme, në të cilat maturantët do të japin dhe provimet. Hartuesit, në bazë të rregullores nuk kanë asnjë të drejtë komunikimi, ndërkohë që godina është nën mbikëqyrjen e uniformave blu. Tezat e provimeve do t'i përmbahen programeve orientuese, të cilat maturantët i kanë në duar prej pak muajsh. Numri i maturantëve në provimet me zgjedhje, është më i lartë, se ai në provimin e Letërsisë dhe Matematikës, duke arritur në 42 mijë. Veç kandidatëve të këtij viti, janë edhe ata të maturave të kaluara, që nuk kanë mundur të fitojnë një shkollë të lartë. Provimet me zgjedhje i japin fund procesit të Maturës Shtetërore. Më pas, maturantët do të njihen me rezultatet, për t'i vështruar në mes të korrikut, plotësimit të formularit A2, i cili edhe këtë vit sipas strukturave drejtuese të Ministrisë së Arsimit do të jetë i njëjtë. Maturantët duhet të rendisin dhjetë degë, sipas preferencave që kanë. Ata do të shpallen fitues vetëm në një degë.