Tirana Bank çel degën e 52-të në Shkodër
Ka shkuar në 52 numri i degëve të Tirana Bank kudo në Shqipëri. Dega më e re është çelur këto ditë në qytetin e Shkodrës. Kanë mjaftuar gjashtë muajt e parë të këtij viti për të konstatuar synimin ambicioz që Tirana Bank ka lidhur me zgjerimin e prezencës së saj në vend. Me çeljen e degës së saj të 52-të, Tirana Bank tregon edhe një herë angazhimin e saj për të përmbushur kërkesat në zhvillim të klientëve të saj dhe t'ju ofrojë çdo produkt bankar për të cilin kanë nevojë. Ashtu sikurse gjithë degët e tjera të Tirana Bank edhe dega më e re në Shkodër do të ofrojë për klientët, biznese dhe individë, të gjitha produktet bankare dhe shërbime si: Depozita, Kredi, Kurs Këmbimi, Visa Credit Card, Pagesa Ndërkombëtare, 24 orë ATM, dhe gjithë gamën e plotë. Tirana Bank edhe njëherë me hapjen e kësaj dege të re mban premtimin se 2010-ta do të jetë një vit i zgjerimit të mëtejshëm të rrjetit të saj në vend, që përkon më objektivat e Piraeus Bank Group për rajonin e Ballkanit.