Provimet, procedura të reja ankimimi
21/01/2009 Matura Shtetërore 2009, gati firmosja e urdhrit me ndryshimet e reja të këtij viti
Kontestimi i rezultateve, rregulla të reja për maturantët e pakënaqur me rezultatet
Ndonëse duhet edhe pak kohë nga nisja zyrtare e procedurave për aplikimet e provimeve të Maturës Shtetërore për 2009-n, tashmë janë hartuar ndryshimet që do të përmbajë rregullorja e re. Ekspertët pranë Ministrisë së Arsimit pohojnë se në thelb do të ndiqet e njëjta strukturë provimesh si ajo e vitit të shkuar, por do të ketë ndryshime në lidhje me mbarëvajtjen teknike të provimeve (procedurat e administrimit të tyre). Do të ndryshojë procedura e ankimimit të rezultateve nga maturantët që në testet e tyre pas vlerësimit do të gjejnë pasaktësi. Procedura e re që do të ndiqet në këtë rast po detajohet nga grupi i punës që merret me mbarëvajtjen e kësaj rregullore, kjo në mënyrë që vlerësimet të jenë sa më objektive. Gjatë vitit të shkuar maturantët kishin një afat të caktuar kohor për ankimin për rezultatet, po të gjenin parregullsi në korrigjimet e bëra. Shumë prej ankesave të bëra nuk merrnin përgjigjen e duhur për shkak të zvarritjes së procedurave, pasi më parë duhej të bënin ankesën, të prisnin afatet e plotësimit për marrjen e kopjeve të testit. Nuk kanë qenë të pakta protestat e zhvilluara në ambientet e Ministrisë së Arsimit për shkak të mosndryshimit të rezultate pas ankesave të bëra nga maturantët në lidhje me rezultatet e marra. Kjo është pika kryesore që pritet të ndryshojë në provimet e këtij vitit, në mënyrë që të gjithë maturantët të marrin përgjigjen e duhur, e cila do të shoqërohet me ndryshim të renditjes në listat e fituesve, po të rezultojnë pasaktësi apo gabime në procesin e vlerësimit. Urdhri me ndryshimet e propozuara brenda pak kohësh pritet të marrë miratimin e ministrit të Arsimit për të nisur pas kësaj procedurat e provimeve.
Faza e parë, formulari A-1
Provimet e maturës edhe për këtë vit do të ndahen në dy faza përgatitore dhe përzgjedhëse, të cilat do të identifikohen nëpërmjet plotësimit të formularëve. Faza e parë do të shoqërohet me plotësimin e formularit A-1, që ka të bëjë me përzgjedhjen e dy lëndëve që maturantët do të duan të japin për pranimet në universitete gjatë vitit të ardhshëm akademik. Ky formular do të plotësohet në ambientet e shkollave të mesme, ku përveç listimit të dy lëndëve me zgjedhje do të duhet të plotësojë dhe gjeneralitet përkatëse saktësisht. Për të mos hasur probleme dhe për të plotësuar në mënyrën e duhur këtë formular (që të shmanget skualifikimi), maturantët do të kenë në ndihmë dhe një person të specializuar për procedurën e aplikimeve.
Përcaktimi i koeficientëve
Njëkohësisht ndryshime do të pësojnë edhe koeficientët që do të jenë në proces të përllogaritjes së pikëve për kandidatët fitues. Konkretisht do të rishiten më me përparësi ata koeficientë të shkollave të profilizuara që gjatë vitit të shkuar shfaqen probleme të shumta që shkaktuan dhe protesta të maturantëve. Ekspertët kanë pohuar se gjatë këtij viti është menduar se në procesin e detajimit të koeficientëve jo vetëm të degëve, por dhe ato të shkollave të mesme të marrin pjesë dhe përfaqësi të maturantëve për të siguruar kështu një proces sa më transparent. Përkundrejt kësaj do të vijohet dhe me procesin e këshillimit të karrierës, ku maturantët do të vizitojnë fakultet për të marrë ndihmën e duhur në detajimin e degëve ku duan të studiojnë dhe ku disponojnë aftësitë e duhura.