Prurjet e Adriatik zvogëlojnë thellësinë e bazës së Bisht-Pallës
DURRES - Prurjet e Adriatikut e kanë shndërruar bazën detare të Bisht-Pallës në një port të padobishëm.
Nga baza, e dytë për nga rëndësia në vend, mund të ankorohen vetëm disa motovedeta të vogla patrulluese, të cilat janë më të përshtatshme për lundrim në liqen, sesa për në det të hapur. Aktualisht, thellësia në basenin ujor të bazës nuk është më e madhe se tre metra, shifër kjo e matur në kohën e baticës maksimale. Dekada më parë, porti ishte më i thellë se gjashtë metra. Prej më shumë se 20 vjetësh deti po sjell vazhdimisht llum. Prurjet e bëjnë çdo ditë e më të cekët bazën. “Ne e matim thellësinë vit pas viti duke zhytur plumbçen në çdo cep të bazës. Rezultati është befasues, pasi baza cektësohet me 15 cm në vit”, shprehet një oficer i marinës që shërben në Bisht-Pallë. Detarët tregojnë se dragamina “M 111”, si dhe gjuajtësi i rëndë i Karaburunit e kanë të pamundur ankorimin në bazën e Bisht-Pallës, pasi nëse do të tentonin një ndërmarrje të tillë me siguri që do të ngecnin në rërë. Asnjë anije luftarake me thellësi më të madhe zhytjeje sesa 2.5 metra nuk mund të futet në basen. Baza detare e Bisht-Pallës ishte një strehë ideale për gjuajtësit, dragaminat dhe katera siliruesat e Flotës Luftarake Detare. Pozicioni i saj strategjik në një kep që futet 3.8 km në det e shndërron Bisht-Pallën në një fortesë natyrore. Vite më parë, kur baza thellohej me dragë aty ankoroheshin edhe nëndetëset e Pashalimanit. Kundëradmirali Kudret Çela, hierarku i lartë i “Joint Force Albania”, shprehet se, “projekti për thellimin e portit të Bisht-Pallës është hartuar që në vitin 2000, por ai për fat të keq nuk është zbatuar kurrë”. Thellimi i bazës së Bisht-Pallës kërkon një faturë tejet të kripur financiare, e cila është e pamundur të përballohet vetëm me buxhetin e ushtrisë. o.u
Katër anije për FA
Së shpejti flota detare e Forcave të Armatosura do të pajiset me katër anije patrulluese. Anija e parë do të mbërrijë enkas nga Holanda, ndërsa tre të tjerat do të ndërtohen në Pashaliman. Ato do të kenë një shpejtësi maksimale prej 28 miljesh në orë dhe i kanë kushtuar buxhetit të ushtrisë shifrën e 32 milionë dollarëve. Anijet do të shpërndahen përgjatë bregdetit shqiptar dhe do të kenë si objektiva, patrullimin në kuadër të Rojes Bregdetare, luftën ndaj trafiqeve dhe kryerjen e operacioneve humanitare. “Anija e parë do të mbërrijë në muajin gusht dhe falë saj, do të rritet efikasiteti i ndërhyrjeve humanitare. Ato e përballojnë detin disa herë më shumë se motovedetat që kemi aktualisht, ndërkohë që kanë dyfishin e shpejtësisë së dragaminës ‘M 111’”, u shpreh Çela.