Pse PDK është në krizë
I vetëdijshëm dhe si një nga themeluesit e PDK–së të cilën e kam drejtuar për rreth 10 vite me radhë, duke i dhënë një emër e një identitet, me takon të mbaj një pozicion, i cili natyrisht nuk mund të jetë tjetër veçse ai i përpjekjes për të bashkuar të gjithë demokristianët në një subjekt të vetëm e për të rindërtuar së bashku edhe një herë idealet tona të demokracisë kristiane. Shumë prej demokristianëve që kanë një histori 17-vjeçare në këtë parti janë në pritje e duke ndjekur me durim zhvillimet. Shumë të tjerë prej tyre shfryjnë me nervozizëm e thonë se PDK-ja është uzurpuar nga një grup ardhurish nga partitë e tjera vetëm për interesa personale.
Mendoj se ka forca të errëta, të cilat janë të interesuara që Partia Demokristiane në Shqipëri te mbetet gjithmonë e përçarë, në fraksione apo në partiza dhe që asnjëherë të mos shndërrohet në një parti serioze dhe me elektoratin e saj e të qëndrueshëm.
PDK-ja është në krize. Kush e mendonte se do të vinte një dite mbas 17 vitesh jetë politike të PDK-se që një grup ish-komunistësh, të cilët “braktisën” partinë e Milos për të uzurpuar drejtimin e Partisë Demokristiane e për ta shdërruar nga një parti që përfaqësonte të bardhën e spektrit politik, në një parti me ngjyrë portokalli social-kristiano-komuniste e për të realizuar skenarin komunist, atë të eliminimit nga skena politike të partisë me anti-komunistë, me vlerat më të mëdha të civilizimit e të qytetërimit evropian. Fatkeqësisht në “skenarin” e tyre ranë edhe disa demokristianë.
PDK-ja, nga një parti me një demokraci të gjerë kontributesh u shndërrua në një parti e sekretarit të byrosë politike, e komisarit të batalionit, e të brigadave të Enverit. Rreth 69 drejtorë e dhjetëra nëpunës të tjerë në administratën shtetërore u emëruan, duke mos ardhur nga radhët e demokristianëve, por u thirren nga “enverët demokristianë” prej radhëve të socialistëve të Metës e Milos, për të realizuar skenarin e socializimit të PDK-se. Ata përveç frymës së ideologjisë dhe diktaturës komuniste si dhe shpifjeve e intrigave për themeluesit e PDK-së asnjë gjë pozitive nuk mund t’i sillnin partisë sonë.
Demokristianet e vërtetë e të kudondodhur janë të vendosur për t’u ndarë nga të huazuarit në PDK e të ardhur nga partitë e majta për të vazhduar të qetë rrugën tonë drejt forcimit dhe konsolidimit të mëtejshëm të partisë. Partia Demokristiane nuk do të kthehet kurrsesi “koshi i mbeturinave” të partive të majta.
Fakti që janë regjistruar 5 parti demokristiane, Partia Demokristiane PDK (Anton Gurakuqi & Nard Ndoka), Partia Kristiandemokrate PKD (Pashk Ujka), Partia Lëvizja Demokristiane LDK (Nikollë Lesi), Partia Bashkimi Demokristian BDK (Emanuel Dungu) dhe Partia Social Kristiane PSK (Fran Bruka), tregon se mungon morali kristian dhe se këto partiza janë të regjistruara për interesat e ngushta të drejtuesve të tyre, të cilët nuk i trajtojnë si subjekte për qëllime politike, por për interesa personale.
Shprehem i bindur se na duhet shumë punë për ta rindërtuar PDK-në, se na duhet vendosmëri për të ringritur vlerat e nëpërkëmbura, se na duhet vullnet për ta pastruar identitetin tonë të njollosur, se na duhet të falim për të riforcuar unitetin në radhët e demokristianëve, se na duhet një besimin i patundur tek Zoti.
Iu bëj thirrje të gjithë demokristianëve, atyre të 11 dhjetorit 1991 dhe të gjithë të tjerëve që përqafuan idealet tona gjate këtyre 17 viteve të jetës politike, të bashkohemi për të ruajtur e forcuar demokracinë kristiane në Shqipëri.
Për të realizuar idealet tona në Partinë Demokristiane, e për të dalë nga kjo krizë e rëndë që po kalojmë, kërkohet bashkim e kompromis, tolerancë e bashkëpunim. Kërkohet vendosmëri për ruajtjen e idealeve tona antikomuniste. Deklaroj me siguri të plotë se Partia Demokristiane nuk do të ketë asnjë lëvizje nga pozicioni politik i Qendrës së Djathtë në asnjë rrethanë, dhe se subjekti ynë politik do të vazhdoj edhe në të ardhmen të mbështesë fuqimisht e të japë kontributin maksimal në koalicionin e mazhorancës së partive të qendrës së djathtë që qeverisin vendin.