Paloka: Komisioni Hetimor do të ketë surpriza për Ramën dhe bashkëpunëtorët e tij

Letërnjoftimet falas, alibia e Edi Ramës për të sabotuar zgjedhjet
Deputeti i PD, Edi Paloka në një intervistë për gazetën SOT deklaroi abuzivitetin ndaj detyrës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, i cili vetëm në dy mbledhjet e fundit të KRT-së së Tiranës i ka dhënë 20 leje ndërtimi anëtarit të këtij institucioni, Alban Eftimiut. Ndërkaq, Paloka deklaroi se në Komisionin Hetimor që do të ngrihet ndaj kryebashkiakut Rama do të ketë surpriza të tjera edhe për bashkëpunëtorët e tij të vjetër. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO u shndërrua në një debat mes palëve të politikës për kontributin e dhënë. Deputeti Paloka tha se për atë kontribut që PS ka dhënë, PD ia njeh meritat. Në këtë kontekst, Paloka deklaroi se socialistët e rinj të Edi Ramës kanë dërguar e-maile nëpër institucionet ndërkombëtare me të vetmin qëllim, që Shqipëria të mos anëtarësohej tani në NATO, dhe kjo vetëm, sepse meritat do ti merrte PD.
-Ju keni qenë i pari që keni kërkuar ngritjen e Komisionit Hetimor ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Ku do të përqendrohet puna e këtij komisioni?
Komisioni Hetimor, siç kam deklaruar edhe më parë kur paraqita në seancat e kaluara iniciativën, do të merret kryesisht me arsyet dhe pasojat e mosmiratimit të planit urbanistik të Tiranës, si dhe me lejet e ndërtimit abuzive që janë dhënë jo vetëm në këtë periudhë, por edhe në periudha të tjera, të cilat janë më të theksuara në këto muaj para fushatës. Janë leje ndërtimi të dhëna në kundërshtim të plotë me interesat. Pra, leje ndërtimi të dhëna në konflikt interesi. Vetëm në dy mbledhjet e fundit të KRT-së janë dhënë gati 20 leje vetëm një personi të afërt të Ramës, ish-punonjës në Bashkinë e Tiranës, Alban Eftimiut, anëtar i KRT-së, i cili përgatit projektet dhe miraton pranë KRT-së lejet e tij. Është rasti më flagrant i konfliktit të interesave në këto 18 vite, dhe këto do hetohen. Kemi bindjen që mosmiratimi i planit urbanistik lidhet pikërisht me këto abuzime që bën kryetari i Bashkisë, i cili synon dhënien e lejeve të tilla korruptive, dhe për këtë qëllim do të hetoj edhe komisioni. Besoj që një kohë prej tre javësh që ne kemi kërkuar për këtë komision, është e mjaftueshme për të nxjerrë faktet lidhur me arsyet se pse ne e kërkojmë komisionin. Kemi gati mjaft fakte dhe dëshmitarë të tjerë që janë ndërtues, të cilët do të dëshmojnë edhe për mënyrën sesi janë dhënë lejet e ndërtimit edhe më parë në Bashkinë e Tiranës. Në Komisionin Hetimor do të ketë edhe surpriza edhe për bashkëpunëtorët e vjetër të Edi Ramës. Rama më ka bërë një denoncim në parlament se do të më hedhë në gjyq për shpifje. Po e pres me dëshirë në komision ose në gjyq, ku të dojë Edi Rama. Ne do të ballafaqohemi lidhur me këto akuza dhe jam i bindur se në të dyja rastet ai do të dal i humbur.
-Është ngritur më parë një komision i tillë, i cili ka dështuar. Si e shihni rezultatin e Komisionit Hetimor aktual?
Nuk mendoj se ai komision ka dështuar, përkundrazi mendoj se ai komision ka bërë një punë goxha të mirë. Me atë rast janë përgatitur disa dosje, të cilat më pas janë dërguar në Prokurorinë e Përgjithshme. Ajo që ka dështuar, ka qenë mungesë vullneti i prokurorisë, ka qenë pikërisht prokuroria që nuk është marrë me këto dosje, por i ka lënë ato të zënë pluhur në sirtarët e saj.
-Opozita me qëndrimin e saj ka deklaruar bojkotin e zgjedhjeve, nëse mazhoranca nuk jep letërnjoftime falas për të gjithë qytetarët. Ndërkohë që, këto zgjedhje janë vendimtare për statusin e vendit kandidat në BE. Si do ti përgjigjet mazhoranca qëndrimit të opozitës?
Çështja e kartave është bërë qesharake, sepse vendimet e fundit të qeverisë marrin parasysh të gjitha shtresat në nevojë. Ndërkohë, ka arritur momenti që një kartë identiteti për një qytetar në nevojë të kushtojë vetëm 2 mijë lek të vjetra. Këtë shumë nuk besoj se ka shqiptarë sado i varfër që të jetë që nuk mund ti gjejë dhe ti paguajë për një dokument kaq të rëndësishëm sa çështë karta e identitetit. Është një kartë që nuk vlen vetëm për zgjedhje, por që do u vlejë shqiptarëve për gjithë jetën. Na duhet edhe për integrimin në Europë, sepse është edhe një nga kushtet e Europës. Pra, është absurde tiu thuash shqiptarëve që ju prisni, sepse ne do ti bëjmë pa lekë. Sepse praktikisht këtë thotë Edi Rama, mos merrni kartat prisni që ta merrni pa lekë. Edhe unë që kam një rrogë mbi 1 milionë lekë, po të mendoj që diçka mund ta marr falas, pres për ta marrë atë. Kjo është mënyra më e drejtpërdrejt për tiu thënë shqiptarëve, mos merrni karta identiteti. Pse thashë është qesharake, kjo kërkesë e Ramës? Sepse mjafton të llogarisim që një certifikatë pa të cilën shqiptarët nuk mund të bënin asnjë veprim zyrtar, kushton minimumi 1 mijë e pesëqind lekë të vjetra. Sepse këtu llogaritet edhe fotografia me të cilën certifikata duhet të shoqërohet patjetër. Shqiptarët i kanë paguar rregullisht për një certifikatë, duke mos harruar se shqiptarëve në një vit i janë dashur 2 certifikata. Përveç rasteve kur iu është dashur të marrin certifikatë për çdo punë, sepse një certifikatë vlen vetëm për një punë në administratë. Po marr rastin minimal. Këtu duhet të kujtojmë dhe faktin tjetër, se Rama nuk i jepte certifikatë banorit të Tiranës, nëse ata nuk kishin paguar taksën për bashkinë, taksa që arrijnë deri në 50 mijë lekë. Ky njeri që në fakt i ka taksuar dhe i ka gjobitur shqiptarët për një certifikatë, sot bërtet se me 2 mijë lek të vjetra shqiptarët e kanë të pamundur të marrkan këtë kartë kaq të rëndësishme, siç është ajo e identitetit. Mendoj se mjafton kaq për të kuptuar se e gjitha kjo që po ngre Rama është vetëm një alibi për humbjen e zgjedhjeve. Sigurisht është absurde për një kryetar partie që vetëm dy muaj para zgjedhjeve i thotë partisë së tij që ne i kemi zgjedhjet e humbura, sepse normalisht të gjithë kryetarët e partive mundohen ti japin sa më entuziazëm sa më optimizëm pasuesve të tyre, kurse ky ka gjithë këtë kohë që u thotë pasuesve të tij vetëm që ne jemi të humbur në zgjedhje, mos merrni karta identiteti që të kemi alibi nesër për humbje në zgjedhje.
- Sipas jush, si po ecën procesi zgjedhor?
Nuk jam specialist këtu. Janë të tjerë njerëz që janë marrë teknikisht me këtë problem. Me sa kam marrë informacion, edhe në zonën time njerëzit jo vetëm që vazhdojnë të marrin karta, por nuk ka asnjë lloj pengese. Procesi po ecën rregullisht, nuk ka asnjë lloj tjetër pengese, përveç kësaj që ngre Edi Rama. Pra, që mund të ketë një pjesë të njerëzve që shpresojnë që mund ti marrin këto karta pa lekë dhe mund ta kenë lënë vetëm për këtë arsye.
- Socialistët kanë shprehur idenë se është e nevojshme që të shtyhen zgjedhjet, pasi ngritja e qendrave të votimit nuk është realizuar në të gjitha zonat. Cili është gjykimi juaj?
Ka një vendim që e kanë marrë të gjitha partitë për zgjedhjet dhe që është dekretuar nga presidenti kjo datë. Nuk e shoh të arsyeshme shtyrjen e zgjedhjeve, edhe kjo është pjesë e strategjisë së Ramës. Nuk e di pse pas dy muajve, apo tre muajsh shqiptarët do të gjejnë ato lekë për të blerë kartën që nuk i paskan tani. Janë të gjitha lojëra politike që e sheh humbjen e afërt, pasi do të shtyjë humbjen edhe tre muaj.
-FMN ka deklaruar ulje të rritjes ekonomike gjatë vitit 2009, ndërkohë që mazhoranca ka dalë me shifra të kundërta, që dëshmojnë rritjen ekonomike në Shqipëri. Cili është komenti juaj?
Nuk është se kemi dal ne se na pëlqen të deklarojmë se ka rritje ekonomike. Fakti është se,Shqipëria është nga të paktat vende në botë që ka një rritje të madhe ekonomike. Kriza ka influencën e vet, sepse ekonomia jonë nuk është e shkëputur nga ekonomia botërore. Këtë e deklaroi edhe guvernatori në Parlament, por bëri të qartë se fakti që Shqipëria ka mbetur imune ndaj krizës, nuk është sepse ne jemi të shkëputur nga ekonomia botërore, por sepse masat që janë marrë dhe reformat që janë kryer kanë qenë të tilla që Shqipërinë e kanë lënë në këtë pozicion. Pra, mund të themi se ne dhe Kina jemi sot dy vendet në botë që kemi rritjen më të lartë ekonomike. Kryeministri i Shqipërisë ka qenë i ftuar në një Samit në Ki