E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes aksidentalisht polici i burgut, plagosen 2 të tjerë



KRUJË – Një gardian i Burgut të Fushë Krujës ka gjetur vdekjen në një aksident, ndërsa dy të tjerë janë plagosur në dy përplasje automobilistike të ndodhura gjatë ditës së djeshme. Burimet zyrtare raportojnë se 40-vjeçari Bajram Hysenaj nga Tirana, me detyrë polic i Burgut të Fushë Krujës, ishte duke udhëtuar me motor nga Nikla për në Fushë Krujë kur është përplasur me një furgon. Rrugës për në spital ai gjeti vdekjen. Ndërsa aksidenti i dytë ndodhi disa orë më vonë, në afërsi të qendrës së Fushë Krujës. Tre automjete, 2 furgonë dhe një autoveturë janë përplasur me njëri-tjetrin si pasojë ka pasur 2 të plagosur rëndë.

12 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›