Pse i djeg kaq shumë Edi Ramës NATO dhe liberalizimi i vizave me Amerikën
Në këto ditë të nxehta të fushatës elektorale,Kryeministri Berisha po e injoron në të gjitha pikëpamjet kundërshtarin e tij politik. Kur të flet goja përpara mendjes sigurisht që marrëzira do të flasësh. Edi Rama në të gjithë demagogjinë e tij prej politikani mediokër,po bën përpjekje maksimale të sfidojë me fabula dhe epitete të ndryshme Berishën por të gjitha po i kthehen në një boomerang në radhë të parë në elektoratin e majtë të Partisë Socialiste. Në çdo ambient që të ndodhesh do të dëgjosh socialistët që të shprehen se “nuk do të shkojmë fare të votojmë për një budalla të tillë”. Gafat e këtij skizofreni nuk kanë të mbaruar dhe për shumë kohë –nju tube- do të ketë pamje me marrëzirat e Edi Ramës. Ai akuzon Berishën se përse nuk u bënë të gjitha në Shqipëri, ujësjellësa, kanalizime, rrugët, shkollat, spitalet, infrastruktura në përgjithësi, sipas tij që të mos kishte mbetur asgjë nga këto për t’u ndërtuar. Vetëm një budalla mundet të mendojë se të gjitha mundet të ishin bërë në 8 vite të qeverisjes së Partisë Demokratike dhe në mandatin tjetër qeveria do të “tundtte zinxhirin”. - Do të heqim TVSH për të gjitha mallrat ushqimore të eksportit - deklaron Rama me një mediokritet të tejskajshëm dhe Berisha e injoron nga ana tjetër se kjo do të sillte falimentimin e të gjithë fermerëve dhe prodhuesve shqiptarë. Në Mirditë, Edi Rama “harroi” të thoshte se ai dhe Daja i tij Spiro Koleka na qenkan nga Mirdita. Edi Rama gënjeu sa mundi kur tha se - Sali Berisha e ka harruar Mirditën. Po Rrugën e Kombit që i bie mes për mes Mirditës dhe qindra kilometra rrugë, spitale, shkolla, ujësjellës, pse nuk u bënë në kohën e qeverisjes së socialistëve në Mirditë? Kjo është rruga që në fushatën elektorale të vitit 2009,Edi Rama do të deklaronte në Kukës se “kjo është rruga që nuk të çon asgjëkundi”. Me këto broçkulla pa mend askush nuk mundet të mashtrohet. Po vetiu lind pyetja, çfarë ka bërë Partia Socialiste në 8 vitet e mbrapshta të qeverisjes së saj? Nuk do të bëjmë me fakte një paralelizëm të tillë në një hapësirë të këtij shkrimi modest por do t’ja lëmë lexuesit të gjykojë të vërtetën. Krahasimi është si nata me ditën. Në përpjekje të sfidojë Berishën në Elbasan,ai lëshoj një gafë të tillë se “këto rrugë nuk funksionojnë, rruga duhet të shkojë tek prodhimi jo tek njerëzit”. Po prodhimin a e bëjnë njerëzit? Në një takim me elektoratin socialist, një grua i tha: “shoku Ramë, kam pesë fëmijë - dhe ai e ndërpreu: Këta fëmijët i ke bërë një e nga një apo njëherësh”. Në një rast tjetër, kur një grua e moshuar nuk po mundet të rregullonte mikrofonin Rama i tha-jepja asaj tjetrës se është më e re e di t’ja luajë-. Dhe gafat e tij që fyejnë në radhë të parë elektoratin e Partisë Socialiste nuk kanë të mbaruar. Edi Rama, për ta fyer në sytë e opinionit po e quan Kryeministrin gjysh. Po a ka kënaqësi më të madhe për një njeri të bëhet gjysh me nipër e me mbesa. Atdheu dhe familja janë dy gjërat më të shtrenjta për njeriun. Me këtë rast po më bie ndërmend sentence lapidare e një shkrimtari të madh se “e bukur është vdekja kur vdes për Atdhe dhe të lirë lë pas vetes, Familjen, Atdheun dhe çdo gjë”. Atdheu dhe familja janë të lidhura dhe jetojnë në simbiozë me njera tjetrën në kuadrin e luftës dhe të lirisë. Nuk është në natyrën time të rrëmoj në plagët por kur pafytyrësia e njeriut nuk njeh kufi, atëherë duhet treguar “kufiri i thanës”. Më vjen keq sinqerisht se Edi Rama kurrë nuk do të bëhet gjysh. Kjo është fatkeqësia më e madhe në jetën e njeriut. Edhe një djalë që e lindi me gruan e parë, një artiste të nderuar, Edi Rama e ka mohuar, ndërkohë gruaja e tij e pestë apo e gjashtë tani në moshën e pjekurisë nuk mundet t’i lindë fëmijë. Po a mundet të jetë i besueshëm Edi Rama që mundet të bëjë diçka të mirë për Shqipërinë që thotë se qenka Atdheu i tij, kurë nuk ka dashurinë dhe as konceptin për familjen? Për të gjitha këto defekte psikike që manifeston, Edi Rama është i pa besueshëm për elektoratin socialist dhe për shqiptarët në përgjithësi.
Por edhe në planin ndërkombëtarë, Edi Rama është i pabesueshëm. Po pse i djeg kaq shumë premtimi i Kryeministrit Berisha se “në mandatin e ardhshëm ne do të plotësojmë kushtet e liberalizimit të vizave me Amerikën”. Izolimi i Shqipërisë është një strategji e kahershme enveriste,një mënyrë për të sunduar popullin. Arsyeja tjetër është se në vendet e demokracive perëndimore, Edi Rama dhe stani i tijë enverist shikojnë armikun e tyre tradicional që shembi perandorinë bolshevike dhe baballarët e tyre nga pushteti. Pinjollët e bllokut komunist nuk mundet ta harrojnë atë që në të vërtetë u bëri Amerika. Në përpjekjet e tyre servile,të stisura,mashtruese,se me një anë gjoja “u dhëmb zemra për partnerin e tyre ndërkombëtarë”,nga ana tjetër nuk lënë gjë pa bërë nën rrogoz kundër Europës dhe Amerikës. Për afro një vit Edi Rama pengoj hapur, në mënyrën më armiqësore kundër interesave kombëtare votimin e 3 ligjeve në Parlament,si kushtin që kishte vendosur Europa për anëtarësimin e vendit kandidat për në BE. A nuk ishin emisarët e Edi Ramës që në kancelaritë e Europës me gjuhën e gjarprit lëshuan alarmin se “po u liberalizuan vizat, të gjithë shqiptarët në mënyrë masive do të mësyejnë Europën”. Ishte një përpjekje e turpshme antikombëtare për të penguar Shqipërinë në rrugën e integrimit euro-atlantik. Por gënjeshtra e tyre dështoj me turp duke vertetuar të kundërtën, se shqiptarët respektuan vendimin e Europës.Dëshprimi i Edi Ramës nuk njihte kufi,kurë Shqipëria u anëtarësua në NATO. Ai organizoj me këtë rast një protestë në Tiranë. Edhe sot, në kulmin e urrejtjes patologjike enveriste kundër demokracive perëndimorë NATON e quan me përbuzje, natë. Po a ishte e mundur vallë që pa ndërhyrjen ushtarake të NATO në vitin 1999, të Amerikës dhe Presidentit Klinton, të çlirohej Kosova nga terrori serb i Millosheviçit? A ishte e mundur të shpëtonte Shqipëria në kohën kur shteti në qeverisjen e socialistëve nuk ekzistonte. Kur Millosheviqi deklaronte se unë e pushtoj Shqipërinë vetëm me qiftet e shoqatës së gjuetarëve të Beogradit. Vetiu lind pyetja,përse vallë të gjitha evenimentet e integrimit të Shqipërisë në institucionet euro-atlantike ndodhën vetëm në qeverisjen e Partisë Demokratike? Përse vallë vende të tjera ballkanike si Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, nuk janë pranuar akoma në NATO,në aleancën e 27 vendeve më të fuqishme të globit? Në këtë pikëpamje Edvinit të shkretë që po i bien puplat së bashku me gënjeshtrat e përditshme,po del cullak përpara elektoratit socialist si politikani më mediokër dhe anti-perëndimorë që ka drejtuar të majtën ish komuniste në këto vite të pas rënies së komunizmit në Shqipëri. Edhe kakarisja e disa pseudo historianëve të tillë paterica të Edi Ramës, si Milo, apo e njerëzve që u ka marrë koka erë si Spartak Ngjela se do të bëhet ministër, që kundërshtojnë liberalizimin e vizave me Amerikën janë të dështuara. Pa Amerikën dhe mbështetjen e vendit më demokratik të botës,sot nuk mundet të ekzistonim si komb,nuk do të kishim Atdheun tonë. Presidenti Willson i Amerikës, përjetësisht do të mbetet i shkruar me shkronja të arta në historinë e kombit tonë për ndërhyrjen energjike në përkrahje të Shqipërisë në Konferencën e Versajës në vitin 1920. Ai burrë prej gjaku dhe race ilire ju gjend në momentet më të vështira kombit shqiptar. Niçe shkruan se “gjaku është përcaktues, gjaku ndjell ndjesinë natyrale”.-Në vitin 1919,Kryeministri Anglez i thotë në një bisedë Presidentit Willson se shqiptarët janë si malësorët skocezë të shek.15, nuk dinë gjë tjetër vetëm të vrasin njeri tjetrin.-Mos fol keq për malësorët skocezë sepse familja ime andej e ka origjinën-ju përgjigj Presidenti. Në shtëpi Presidenti kishte gjyshin e tijë që akoma vishej me fustanellën e malsorëve skocezë dhe shqiptarë (Shih Margaret Macmillan, “Paris 1919”, Nev-York 2001, fq.362). Nuk mundet të besojmë se 94% e shqiptarëve janë miqësorë me Amerikën. Duhet të llogarisim mbeturinat e kastës së kuqe enveriste dhe pinjollët e brezit të dytë të kriminelëve të diktaturës me Edi Ramën e co në Partinë Socialiste, që janë armiqtë më të vendosur të demokracisë dhe të Amerikës. Me atë që çdo ditë po shohim dhe dëgjojmë në marrëzitë e Edi Ramës, Berisha ka përballë një konkurrent mjaft të dobët në zgjedhjet Parlamentare të 23 Qershorit dhe Partia Demokratike do të korrë një fitore historike.