Pse nuk hyri kryetari në grevë?!
Edmond Arizaj
është akuzuesi më i madh për vjedhjen e zgjedhjeve. është iniciatori kryesor për bojkotin shumë mujor të Kuvendit. është inspiruesi i mitingjeve dhe protestave të socialistëve. është flamurtari i mosbindjes civile. është shpikësi i njohjes së zgjedhjeve, por i bindjes se është vjedhur. është autor i kundërshtimit ndaj gjithë organizmave ndërkombëtarë. është kërcënuesi i të gjithë komisionerëve socialistë. është përfituesi më i madh nga gjithë katrahura që po inskenon. është përgjegjësi kryesor për ndarjen ekstreme të shqiptarëve, sërish në dy pjesë. Mund të jetë edhe fajtor për dënimin e Shqipërisë. Por në fund nuk mori mbi vete përgjegjësinë e madhe, gatishmërinë edhe për vetëflijim për bindjen e tij. Këtë sakrificë ua la deputetëve dhe militantëve. Respekt për të gjithë ata që vendosën të mbyllen në çadrat e ngritura para Kryeministrisë, pavarësisht kush është morali për të cilin e morën një vendim të tillë. Por ç'mund të thuash për shmangësin e madh, vetë kryetarin, i cili si përherë nuk u ndodh në ballë të përpjekjes. Përse kjo zgjedhje e kryetarit? Për arsye shëndeti? Për arsye politike? Për mosbesim ndaj atyre që do të mbeteshin jashtë? Për të qenë gati për ndonjë marrëveshje? Për të organizuar njerëzit? Të gjitha bien poshtë, kur dihet se partia është aty ku është kryetari. Arsyeja ndodhet e kyçur fort vetëm në mendjen e tij. Ndërsa në mendjen e shqiptarëve mund të përparojë ideja se Partia Socialiste nuk ka një lider, që edhe mund të sakrifikohet për të, por një njeri që nuk heziton ta sakrifikojë besimin dhe përkushtimin e saj.
E kujtoni Metën?
Ishte në grevë urie së bashku me disa deputetë të tjerë. I survejuar 24 orë nga kamera dhe disa rreshta gardistësh. I mbështetur nga jashtë nga militantët e partisë së tij. I ndyrë në aktin e sakrificës kundër një marrëveshjeje të kryetarit të PS-së me kryetarin e PD-së për të eliminuar partitë e tjera (mes të cilave siç ndodhi vërtetë, PSD, PDS, PDK, me pak elektorat dhe partitë e Ngjelës dhe Veliajt, pa elektorat). Nga kryetari i PS-së pati një përbuzje totale për këtë grevë; asnjë prononcim, asnjë deklaratë, asnjë shenjë, qoftë edhe njerëzore. Nga imituesit e tij pati tallje, sarkazëm e nënqeshje. Nga mediat e kryetarit të PS-së pati bojkot e përçmim, madje edhe profesional. Sot, gati dy vjet më pas nga greva e Metës, kryetari i PS-së po ecën në gjurmët e tij. Meta dikur grevoi për shkak të pazarit të kryetarit të PS-së. Kryetari i PS-së, grevon sot ndaj vetvetes, por ia faturon Berishës.
Protestuesit
Të gjithë socialistët protestues janë për t'u nderuar. Treguan edhe njëherë se ata e duan me ndjenjë partinë e tyre. Janë të lidhur shpirtërisht me të. Madje janë gati edhe për sakrifica. Jo vetëm ata që u ndrynë në grevë urie, por edhe ata që fjetën jashtë, ata që lanë fëmijët në qytetet e tyre dhe u dyndën në Tiranë, ata që tregohen të gatshëm të ndërmarrin sërish rrugën drejt kryeqytetit. Por koka që i drejton ata i ka lënë në baltë jo pak herë. Madje edhe i ka përdorur. Le të mos harrojmë Gërdecin. Mllefi popullor, i cili mund të sillte rotacionin qysh dy vjet më parë, u frenua e u godit pikërisht nga kjo kokë. Le të mos harrojmë pritshmërinë e së majtës për fitore. Etja e kokës drejtuese për t'i pasur të gjitha në dorën e tij, i la socialistët sërish në rrugë. Le të mos harrojmë komisionerët, heronjtë e gjithhershëm të zgjedhjeve. Sot koka socialiste është e gatshme t'i sakrifikojë. Le të mos harrojmë shkalafitjen e Partisë Socialiste. Koka e mbushi atë me besnikë e ithtarë të tij, duke shmangur e përzënë socialistë, që me vite i kanë dhënë kësaj partie. Megjithatë socialistët vijnë sërish të protestojnë. Vetëm se kryetari nuk arrin të kuptojë se ata nuk e bëjnë këtë gjë as për të, e as për kutitë e tij. Por megjithëse nuk e kupton, vazhdon ta shfrytëzojë protestën e tyre.
Në fund
çdo të ndodhë pas këtij vendimi ekstrem në mes të kryeqytetit? Ndokush mund të shpresojë dhe të buzëqeshë se Shqipëria po përngjet hap pas hapi me Kirgistanin. Dikush tjetër mund të lumturohet për pamjet e transmetuara në mediat botërore. Diku mes turmës dhe në emisionet e shumta televizive mund të ketë nga ata, që u parakalojnë në mendje skena nga ato të 13 viteve më parë. Të tjerë mund të buzëqeshin e të gëzohen me idenë se pushteti do t'u bjerë në dorë shumë shpejt. Atmosfera mund të acarohet edhe më tej. Pas thirrjeve, zinxhirit të policisë që pengoi përplasjen mes militantëve, djegies së flamujve, askush nuk mund të parashikojë seç mund të ndodhë nesër. Evropa ende nuk ka reaguar për vendimin e papritur dhe ekstrem. Nuk dihet si mund t'u duket atyre që e konsideronin të habitshëm bojkotin, një grevë urie e 200 njerëzve, mes të cilëve deputetë (flitet edhe për hyrje të reja), në mes të kryeqytetit të një vendi që synon integrimin në Bashkimin Evropian dhe liberalizimin e shpejtë të vizave. Berisha mund të cedojë nga këmbëngulja e tij për mos hapjen e kutive. Kryetari i PS-së mund të cedojë nga këmbëngulja për t'i hapur të gjitha kutitë. Palët mund të pranojnë një zgjidhje të ardhur nga diku tjetër. Berisha mund të mos pranojë asgjë. Kryetari i PS mund të mos tërhiqet duke mos kërkuar më kutitë, por zgjedhjet. Të gjitha opsionet janë të mundshme. Ndërsa për shqiptarët që nuk synojnë të bëhen kryeministra dhe ministra, mbetet vetëm një shpresë, Evropa të mos lodhet sërish me ne. Nëse kjo ndodh, nuk ka më asnjë rëndësi t'i vihet gishti fajtorit. Shqipëria ka humbur. Të gjithë tifozët zhgënjehen.