E Diel, 1 Nëntor 2026

“Pse nuk mbrohen ndërtimet pa leje në Tiranë dhe Durrës”

 

Gazeta boton një pjesë të letrës që qeveria shqiptare i ka dërguar Bankës Botërore në lidhje me shembjen e objekteve në zonën turistike të Jalës.
Letra
“Qeveria e Shqipërisë do të kundërshtojë fort çdo lloj pagese për kompensimin e kërkuesve nga qeveria apo Banka Botërore, që nuk kanë asnjë konsideratë për ligjin apo në rast se kanë thyer ligjet. Ne do ta konsiderojmë këtë një akt shumë të dëmshëm, në rastin e sinjalizimit që do të dërgojë në një kompensim të mundshëm publik nga Banka Botërore, pa marrë parasysh nëse ligjet shqiptare janë thyer, si dhe në mënyrën se si do të përmbushë ndërtimet pa leje tashmë të prishura në vend. Një nga sfidat në zhvillim në Shqipëri është kontrollimi i tokës së përdorur dhe sigurimi i rendit dhe ligjit efektiv për to. Ne besojmë se kur bëjnë një marrëveshje për të njëjtat çështje, si shkatërrimi i ndërtimeve pa leje, ne duhet të respektojmë të njëjtat standarde kudo. Në nuk mund të caktojmë një standard ndryshe për Jalën, një tjetër për Ksamilin, Borshin, Bunecin, Qeparonë, Dhërmiun, etj.,dhe ende një tjetër për Velipojën, Golemin, Tiranën, apo Durrësin. Adresimi në gjykatë mbetet mënyra e vetme e mundshme për të adresuar çështje të tilla që kanë të bëjnë me shkatërrimin e ndërtesave ilegale. Me dëshirën për të respektuar rendin dhe ligjin, ne do të pajtohemi me vendimet e gjykatës dhe dëshirojmë të kompensojmë në rastet nëse një veprim pavend do të konsiderohet i tillë nga trupat zyrtare. për më tepër, duhet të kujtojmë gjithmonë se ka qindra raste të shkatërrimit të ndërtesave ilegale që po vazhdojnë dhe janë të pavarura nga financimi i BB edhe në zona të tjera ku Banka po financon apo administron “Fonde të Besuara” (Trust Funds), si në Durrës ku Banka po financon projektin LAMP, apo në Tiranë ku Banka administron “Trust Fund”.
Përfundimi i analizës sonë mbi raportin e Panelit të Inspektimit
Përmbledhtazi, duam të theksojmë se pasqyrimi i një tabloje të shtrembëruar, bazuar në keqinformime dhe keqinterpretime të fakteve as ndihmojnë njeri, as përputhen me reputacionin e Bankës si institucion. Ne mendojmë se reputacioni i Bankës Botërore do të dëmtohet thellësisht, duke pranuar dhe duke vepruar në bazë të raportit të Panelit të Inspektimit, që është i pabazuar nga faktet në terren dhe me deklarata që mund të interpretohen si thashetheme kundrejt qeverisë. Në të ardhmen, ne do të inkurajonim Panelin ose të përhapte investigimet për të përfshirë një pasqyrë të plotë të ligjeve të vendit në fjalë, ose të shmangë prezantimin e argumenteve të pabazuara, të mbështetura kryesisht në opinione dhe observime personale te Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë. Në këtë çështje dhe bazuar mbi sa u tha më lart, qeveria e Shqipërisë dëshiron të tërheqë vëmendjen e drejtuesve më të lartë të bankës për të rikonsideruar raportin e Panelit të Inspektimit përpara se ta parashtrojnë atë drejt Bordit, duke e bërë të disponueshëm për publikun. Ne i kërkojmë Bankës që, ose të rishkruajë pjesët që kanë të bëjnë me institucionet shqiptare në raportin e Panelit të Inspektimit, ose të anulojë të gjithë raportin. Së fundmi, qeveria i kërkon dashamirësisht Bankës të angazhojë Departamentin e saj të Integritetit Etik ose çdo departament tjetër të përshtatshëm, për të nisur një hetim në lidhje me arsyet që bënë Panelin e Inspektimit të prodhonte një raport të tillë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›