Pukë, dy të plagosur në një aksident
PUKË - Dy shtetas janë plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur në aksin rrugor Pukë -Fushë-Arrës. Një automjet tip “Furostradë” me targë PU 3042 A ka devijuar nga rruga dhe ka rënë poshtë një ure, duke sjellë plagosjen e rëndë të shtetasve Hasan Abazi, 44 vjeç, dhe Sadik Picari. Kanë qenë automjete të tjera që qarkullonin në këtë aks, të cilët kanë ndërhyrë dhe kanë nxjerrë nga poshtë urës dy të dëmtuarit të cilët janë dërguar në spitalin e Pukës, ku ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia dyshon se shkak i aksidentit ka qenë lagështira dhe si pasojë rrëshqitja e mjetit.