E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë, ndalohet 64-vjeçari, tentoi të vriste gruan me të cilën bashkëjetonte

Policia e Pukës ka ndaluar një 64-vjeçar, i cili u përpoq të vriste me armë gruan me të cilën bashkëjetonte. Ngjarja ndodhi në fshatin Kryezi në Komunën Qafë-Mali në rrethin e Pukës. Sipas policisë, Pjetër Çuku ka keqtrajtuar dhe më pas ka kanosur dhe me armë, në tentativë për ta vrarë, Liza Përbiban. Është dashur ndërhyrja e policisë që të mund të shpëtohej gruaja e kërcënuar. Çifti kishte nisur të bashkëjetonte vetëm prej pak ditësh. Por ata kishin pasur përplasje që çuan edhe në ngjarjen e djeshme. Pasi u njoftuan, forcat e Komisariatit të Policisë së Pukës kryen arrestimin në flagrancë të 64-vjeçarit dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë tip automatik, me të cilin ai kishte kanosur gruan. Ai është shoqëruar në qelitë e paraburgimit, në pritje për të dalë përpara gjykatës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›