Vodafone Albania përmirëson ambjentet e QSUT
ALMEDICUS me mbështetjen e Vodafone Albania përmirëson ambjentet e Qendrës Spitalore ‘’Nënë Tereza’’Organizata ALMEDICUS me mbështetjen e Vodafone Albania ka bërë të mundur realizimin e projektit “Hospital in White” i cili konsiston në promovimin e një jetese të shëndetshme nëpërmjet mbajtjes pastër të ambienteve të Spitalit Nr 1 në QSUT për të krijuar një mjedis më të përshtatshëm për pacientët si dhe për të rritur cilësinë e shërbimit që i ofrohet këtyre të fundit. Ky projekt filloi me iniciativën e organizatës ALMEDICUS, një grupim studentësh të shkencave mjekësore dhe mjekësh të rinj, te cilet duke punuar çdo ditë në ambjentet e QSUT vlerësuan ndryshimet që duhet të ndërrmerren në përmirësimin e mjedisit dhe infrastrukturës së spitalit për të arritur një rritje të cilësisë së shërbimit. Dje nw mjediset e fakultetit tw mjekesise u zhvillua një aktivitet për promovimin e Projektit ku morwn pjesë zv/rektoria e Universitetit të Tiranës Dr. Elsa Kohe, Drejtori i ISHP Dr Enver Roshi, Zv/Drejtori i QSUT Dr.Mehmet Hoxha përfaqësues i dekanatit Prof Brajram Hysa, pwrfaqësues të Organizatës Almedicus dhe të kompanisë Vodafone Albania. Folësit gjatë takimit theksuan se shëndeti publik përmirësohet duke krijuar kushte më të mira në spital, më shumë gjelbërim dhe kënde shlodhjeje për pacientët.