E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punësimi, Italia ka ende 35 mijë kuota bosh për punëtorë të huaj



Jonida Tashi

Italia kërkon të punësojë edhe rreth 35 mijë punëtorë të huaj për vitin 2009, pasi Dekret-Fluksi për punëtorë stinorë ka ende kuota të lira. Megjithëse kërkesat për këtë kategori punëtorësh nisën që më 15 prill 2009, kur ishte edhe data ligjore e hyrjes në fuqi të dekretit në fjalë, 80 mijë kuotat e përgjithshme, të vëna në dispozicion nga qeveria italiane, ende nuk janë plotësuar. Vetëm tre javë nga kjo datë, punëdhënësit italian kanë paraqitur diçka më shumë se 44 mijë kërkesa për punësim, qoftë individualisht, qoftë edhe përmes shoqatave të tyre të punëdhënësve. Nga 44 mijë kërkesat e paraqitura, 24 122 janë bërë nga shoqatat e punëdhënësve për punëtorë të huaj stinorë, ndërsa 20 272 nga punëdhënës individë italian. Kështu, për shtetasit, që kanë mundësi të njihen drejtpërdrejt apo përmes të njohurish, të afërm ose miq, që rekomandojnë për shtetas nga shtete jo anëtare të BE-së, gjithnjë në suazën e dekret flukseve 2009 për këtë kategori punëtorësh tek punëdhënës italianë apo të huaj me qëndrim të rregullt në Itali ka ende mundësi të mira për punësim.
Kërkesat
Në klasifikimin e posaçëm të kërkesave, të ndara sipas shtetësive, kryeson nënkontinenti indian, me më shumë se 10 mijë kërkesa për punëtorë bangladeshas dhe indianë. Më pas vijon Maroku afërsisht 7 mijë kërkesa, dhe fill pas këtij të fundit, renditet vendi ynë me 4 mijë të tilla. Provincat që kanë regjistruar numrin më të madh të kërkesave janë Latina (6 mijë), Raguza (6 mijë) dhe Krotone (2 mijë). Ministria Italiane e Punës, që para botimit të Dekretit në Gazetën Zyrtare, që shënoi edhe hyrjen në fuqi tij, informoi mbi përmbajtjen e tij, rrugët praktike të këtij punësimi, kuotat e disponueshme në çdo Rajon dhe Provincë të Italisë, sektorët ku lejohet ky tip punësimi, pavarësisht se vendit tonë, si të gjithë shtetet e tjera, nuk i janë vënë në dispozicion, kërkesa pa emër, që të kishim mundësi përzgjedhjeje. Sidoqoftë, ka mjaft gjasa që informacioni i ofruar me hollësi, si dhe sensibilizimi në media të ndryshme vizive dhe të shkruara të ketë ndikuar apo nxitur kontakte të drejtpërdrejta dhe jo me punëdhënës italianë apo edhe shqiptarë të punëkërkuesve shqiptarë. Në tërësi vihet re se kuotat për baristë, kamerierë, mëditës bujqësorë dhe nëntipe të tjerë të punëtorit stinor nuk plotësohen të gjitha.
Kuotat
Sistemi i kuotave përcakton numrin maksimal të hyrjeve të lejuara për këtë vit. Por kjo nuk do të thotë se në një shteti jo anëtar të BE-së, apo institucioni të tij, t’i vijnë kërkesa pa emër, duke i lënë hapësirë atij që të përzgjedhë punëmarrësit. Si të gjitha kërkesat, të paktën të deritanishme edhe ato për punëtorë stinorë kanë në themel kërkesën e një punëdhënësi, që e zgjedh me emër shtetasin e huaj, duke e njohur personalisht, apo me rekomandime të të njohurve, të afërmve, etj. Siç del edhe nga përmbajtja e Dekretit, kuotat për punësim stinor nuk ndahen në bazë shtetësie. Sidoqoftë, ky lloj punësimi, pavarësisht se në bazë ka kërkesën e punëdhënësit nuk do të mundësohej, nëse Shqipëria nuk do të kishte nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Republikën Italiane në fushën e migrimit. E gjithë paketa informative si më lart bën pjesë në fushatën informative të ndërmarrë nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, duke qenë në rolin kryesor në ofrimin e informacionit të saktë, të shpejtë dhe në shërbim të shtetasve.

Të dhëna të ndara sipas provincave, të përditësuara, më 6 maj

Provinca Kërkesa
LATINA 6.616
RAGUZA 5.852
KROTONE 2.009
TRENTO 1.736
VERONA 1.717
FOXHIA 1.715
SALERNO 1.644
KAZERTA 1.531
L'AKUILA 1.491
KUNEO 1.366
RAVENA 1.300
MANTOVA 1.242
ROMA 926
SIRAKUZA 904
RIMINI 889
FORLI 667
NAPOLI 648
BRESHIA 610
MODENA 568
REXHIA KALABRIA 552
KOZENZA 552

Të dhënat e kërkesave, të ndara sipas shteteve, të përditësuara, më 6 maj 2009

Shtete Kërkesa të paraqitura
BANGLADESHI 10.253
INDIA 10.043
MAROKU 6.819
SHQIPERIA 3.988
MOLDAVIA 2.911
PAKISTANI 1.921
TUNIZIA 1.890
SHRI LANKA (CEILON) 1.818
EGJIPTI 974
MAQEDONIA 937
UKRAINA 715
SERBIA 593
BOSNIA DHE ERZEGOVINA 210
KROACIA 152
KINA POPULLORE 95
KOSOVA 88
AFGANISTANI 81
SENEGALI 75
BIELLORUSIA 41
ALGJERIA 32
BARBADOS 30
PERU' 30
RUSIA 26

Flukset stinore, kuotat për çdo provincë italiane
Në zbatim të detyrimit ligjor, Ministria Italiane e Punës, ka shpërndarë, tashmë 80 mijë kuotat për punëtorë stinorë, të programuar për vitin 2009. Më poshtë janë të gjitha këto kuota:
Rajoni Liguria
Provincat
Xhenova 100
Imperia 250
La Specia 50
Savona 400
Totale 800

Rajoni Piemonte
Provincat
Alesandria 450
Asti 450
Biela 20
Kuneo 2000
Novara 50
Torino 800
Verbania C.O. 15
Verçeli 15
Totale 3800

Rajoni Val d’Aosta
Provincat
Aosta 50

Rajoni Lombardia
Provincat
Bergamo 90
Breshia 550
Komo 20
Kremona 100
Leko 20
Lodi 100
Mantova 2600
Milano 200
Pavia 200
Sondrio 100
Vareze 20
Totale 4000

Provinca Autonome Trento
Trento 3000

Provinca Autonome Bolcano
Bolcano 1000

Rajoni Veneto
Provincat
Beluno 150
Padova 450
Rovigo 600
Trevizo 160
Venecia 1000
Verona 5500
Viçenza 90
Totale 8000

Rajoni Friuli Venecia Xhiulia
Provincat
Goricia 50
Pordenone 150
Trieste 50
Udine 450
Totale 700

Rajoni Emilia Romanja
Provincat
Bolonja 400
Ferrara 400
Forlì - Çezena 2000
Modena 600
Parma 200
Piaçenca 300
Ravena 2500
Rexhio Emilia 100
Rimini 1500
Totale 8000

Rajoni Toskana
Provincat
Areco 250
Firence 180
Groseto 2500
Livorno 115
Luka 110
Masa Carrara 60
Piza 90
Pistoia 80
Prato 5
Siena 510
Totale 3900

Rajoni Marke
Provincat
Ankona 550
Askoli Piçeno 450
Maçerata 400
Pezaro-Urbino 450
Totale 1850

Rajoni Umbria
Provincat
Peruxhia 270
Terni 80
Totale 350

Rajoni Lacio
Frozinone 100
Latina 6530
Rieti 90
Roma 1000
Viterbo 180
Totale 7900

Rajoni Abruco
Provincat
Kieti 400
L’Akuila** 3500
Peskara 300
Teramo 300
Totale 4500

Kuota, përkohësisht të ruajtura, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Imigrimit.

Rajoni Molize
Provincat
Kampobaso 440
Izernia 60
Totale 500

Rajoni Kampania
Provincat
Avelino 80
Benevento 750
Kazerta 2500
Napoli 1250
Salerno 2520
Totale 7100

Rajoni Puljia
Provincat
Bari 700
Brindizi 250
Foxhia 4500
Leçe 700
Taranto 350
Totale 6500

Rajoni Bazilikata
Provincat
Matera 300
Potenca 950
Totale 1250

Rajoni Kalabria
Provincat
Katanxaro 400
Kozenca 1450
Krotone 2900
Rexhio Kalabria 600
Vibo Valentia 50
Totale 5400

Rajoni Siçilia
Provincat
Agrixhento 50
Kaltaniseta 140
Katania 300
Ena 150
Mesina 180
Palermo 180
Raguza 3100
Sirakuza 1500
Trapani 100
Totale 5700

Rajoni Sardenja
Provincat
Kaljiari 130
Nuoro 500
Oristano 20
Sasari 50
Totale 700

13 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›