E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët e Mjekësisë, shkollë verore ndërkombëtare në fushën e Vaksinimit



Studentët e Fakultetit të Mjekësisë, që dëshirojnë të marrin informacione shtesë në fushën e Vaksinimit, mund ta realizojnë këtë, duke ndjekur një shkollë verore në Belgjikë. Universiteti i Tiranës (UT), njofton se e drejta për të vijuar shkollën verore ndërkombëtare në fushën e Vaksinimit, në Antëerp të Belgjikës, u ofrohet vetëm studentëve të Mjekësisë, që vazhdojnë studimet pranë UT-së. Aplikimet e studentëve do të pranohen deri më datën 1 korrik 2009. Aplikimi për të gjithë studentët e Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë nis që me plotësimin e një formulari të posaçëm në internet, i cili mund të gjendet në ëebsiti-n: ëëë.ua.ac.be/cev/summerschool. Në këtë formular, studentët duhet të deklarojnë të dhënat e tyre personale, duke filluar që nga emri, mbiemri, universitetin ku studiojnë, vitin e studimit, e deri tek njohuritë që ata kanë për fushën e Vaksinimit. Gjithsesi, për më tepër informacion, studentët mund të klikojnë mbi dokumentet e mëposhtme: Summer School on Vaçinology, University of Antëerp.pdf; Poster Summer School on Vaçinology.pdf. Studimet do të nisin më datën 9 korrik 2009 dhe do të vijojnë deri në datën 15 korrik. Në fund të studimeve, studentët do të pajisen edhe me një certifikatë të posaçme.

13 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›