E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punësimi në Itali, del ndarja e 4500 kuotave për shqiptarët

SHKRUAN: Jonida Tashi 24-02-2011 21:12

Ministria Italiane e Punës zbardh shpërndarjen e 4500 vendeve të punës, sipas krahinave, që janë akorduar këtë vit për shqiptarët. Tashmë pritet që të bëhet miratimi i kërkesave të shqiptarëve për punë, nga punëdhënësit italian, ndërkohë raporti kërkesë-ofertë duket se nuk është edhe aq i lartë. Sipas të dhënave të raportuara, për një vend pune në Itali, ekzistojnë katër kërkesa. Punëtorët shqiptarë që kanë aplikuar për punësim sezonal në Itali, menjëherë pas miratimit të kërkesës nga punëdhënësi italian, duhet të nisin procedurat për marrjen e vizës. Gjithçka do të realizohet në dy faza, që janë: paraqitja në Ambasadën Italiane për nënshkrimin e kontratës së punës që dërgon punëdhënësi italian; futja e dokumenteve për marrjen e vizës dhe lëshimi i lejes nga autoritetet italiane. Për të përfituar sa më shumë nga punësimi sezonal në Itali, të gjithë aplikuesit duhet të dinë se miratimi për punësimin si punëmarrës ka vlefshmëri kohore të barabartë me gjashtë muaj, që nga data e lëshimit, gjatë të cilëve punëtori/rja duhet të hyjë në Itali, të paraqitet pranë Sportelit Unik dhe të nënshkruajë kontratën. Pas dërgimit të kërkesave nga punëmarrësit e huaj, punëdhënësi italian duhet të paraqesë kërkesën e tij pranë Sportelit Unik për Emigracionin, në prefekturën ku banon ose në rast ndërmarrjeje ose shoqërie, atje ku e ka selinë, ose ku do të zhvillohet aktiviteti i punës. Bëhet fjalë për dërgimin e një modulari, që mbushet on-line, i cili përmban propozimin e kontratës së qëndrimit, ku do të jepen të dhënat që kanë të bëjnë me marrëdhënien e punës që dëshirohet të krijohet (të ardhurat, pagesa, kontrata kolektive që do të aplikohet, sistemi i banimit e kështu me radhë). Pas marrjes së kërkesës, Sporteli Unik do t’ia dërgojë kërkesën kuesturës për verifikimin e dëbimeve ose dënimeve të mundshme të punonjësit. Në rast aprovimi, vetë zyra e përcjell kërkesën pranë Drejtorisë Provinciale të Punës, për të verifikuar nëse ka ende kuota në dispozicion, të aftësisë ekonomike të punëdhënësit dhe të respektimit të kushteve minimale të punës. Më pas mund të kërkohen dokumente plotësuese. Nëse verifikimet përfundojnë pozitivisht, punëdhënësi thirret për nënshkrimin e kontratës së qëndrimit dhe për lëshimin e autorizimit (nulla-osta) për punë, i vlefshëm për 6 muaj nga data e lëshimit. Punëdhënësi duhet t’ia dërgojë këtë nulla osta punonjësit të huaj. Ky i fundit, me këtë dokument origjinal dhe me pasaportën të vlefshme, duhet të shkojë në Konsullatën Italiane për të kërkuar vizën e hyrjes për punë në Itali. Vetëm pasi të ketë marrë vizën, shtetasi jokomunitar mund të shkojë në Itali. Brenda 8 ditëve nga hyrja në territorin italian, ai duhet të paraqitet në Sportelin Unik për të nënshkruar kontratën e qëndrimit. Më pas mund t’i bëjë kuesturës kërkesë për lejeqëndrim pune, duke përdorur kompletin postar të formularëve.

Ndarja e kuotave sipas provincave

Abruzzo

Chieti 15

L’Aquila 12

Pescara 11

Teramo 15

Totale 53

Basilicata

Matera 30

Potenza 5

Totale 35

Calabria

Catanzaro 8

Cosenza 0

Crotone 6

Reggio Cal.4

Vibo Valentia 1

Totale 19

Campania

Avellino 40

Benevento 20

Caserta 70

Napoli 20

Salerno 10

Totale 160

Emilia Rmagna

Bologna 6

Ferrara 1

Forli – Cesena 3

Modena 5

Parma 4

Piacenza 4

Ravenna 3

Reggio Emilia 4

Rimini 3

Totale 33

Friuli V.G

Gorizia 0

Pordenone 0

Trieste 0

Udine 0

Totale 0

Lazio

Frosinone 25

Latina 25

Rieti 15

Roma 250

Viterbo 30

Totale 345

Liguria

Genova 50

Imperia 10

La Spezia 13

Savona 20

Totale 93

Lombardia

Bergamo 35

Brescia 53

Como 10

Cremona 8

Leço 9

Lodi 6

Mantova 11

Milano 60

Pavia 16

Sondrio 4

Varese 28

Totale 240

Marche

Ancona 55

Ascoli Piceno 104

Macerata 36

Pesaro – Urbino 30

Totale 225

Molise

Campobasso 9

Isemia3

Totale 12

Piemonte

Alessandria 168

Asti 51

Blella 3

Cuneo 180

Novara 13

Torino 37

Verb.C.O. 0

Vercelli 4

Totale 451

Puglia

Bari 350

Rindisi 50

Foggia 200

Leçe 55

Taranto 55

Totale 710

Sardegna

Cagliari 0

Nuoro 0

Oristano 0

Sassari 1

Totale 1

Sicilia

Agrigento 1

Caltanisset 1

Catania 4

Enna 1

Messina 87

Palermo 6

Ragusa 25

Siracusa 4

Trapani 2

Totale 131

TOSCANA

Arezzo 15

Firenze 30

Grossesto 15

Livorno 15

Luça 15

Massa-Carrara 20

Pisa 40

Pistoia 30

Prato 30

Siena 30

Totale 240

P.A.Trento

Trento 0

P.A. Bolzano

Bolzano 0

UMBRIA

Perugia 18

Temi 11

Totale 29

Val d’Aosta

Aosta 15

VENETO

Belluno 0

Padova 0

Rovigo 0

Treviso 0

Venezia 0

Verona 0

Vicenza 0

Totale 0

Ndarja e mëparshme

Abruzo

Chieti 16

L’Aquila 10

Pescara 8

Teramo 17

Totali 51

Basilicata 10

Matera 8

Potenza 2

Totali 20

Calabria

Castanzaro 1

Cosenza 8

Crotone 2

Raggio Calabria 1

Vibo Valentia 0

Totali 12

Campania

Aveilino 2

Benevento 1

Caserta 29

Napoli 11

Salerno 4

Totali 47

Emiglia Romagna

Bolonja 34

Ferrara 8

Forli-Cesena 34

Modena 30

Parma 29

Piacenza 19

Ravenna 43

Regio Emilia 27

Rimini 39

Totali 263

Friuli V.G

Goruzia 2

Pordonono 11

Trieste 5

Udine 20

Totali 38

Lazio 96

Frosinone 13

Latina 12

Rieti 4

Roma 58

Viterbo 11

Totali 96

Liguria

Genova 45

Imperia 15

La specia 18

Savona 38

Totali 116

Lombardia

Bergamo 38

Brescia 61

Como 17

Cremona 10

Leço 8

Lodi 7

Mantova 10

Milano 117

Pavia 18

Sondrio 3

Varese 29

Totali 318

Marche

Ancona 14

Ascoli Piceno 19

Macareta 11

Pesaro–Urbino 17

Totali 61

Molise

Campobasso 2

Isernia 1

Totali 3

Piemonte

Alessandria 23

Asti 19

Biella 1

Cuneo 71

Novara 15

Torino 29

Verb.C.O 2

Vercelli 6

Totali 166

Puglia

Bari 39

Brindizi 6

Foggia 14

Leçe 7

Taranto 7

Totali 73

Sardegnia

Sassari 1

Sicilia

Agrigento 0

Caltanisset 0

Catania 2

Enna 0

Messina 6

Palermo 2

Ragusa 20

Siracusa 1

Trapani 1

Totali 32

Toscana

Arezzo 16

Firenze 63

Grosseta 15

Livorno 15

Luca 19

Massa-Carrara 8

Pissa 32

Pistoia 28

Prato 16

Siena 16

Totali 225

P.A.Trento

Trento 5

P.A Bolzano

Bolzano 0

Umbria

Perugia 48

Terni 5

Totali 53

Val d’Aosta

Aosta 6

Veneto

Balluno 4

Padova 19

Rovigo 10

Treviso 22

Venezia 29

Verona 33

Vicenza 12

Totali 129

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›