Punësimi në SHBA, Amerika kërkon të punësojë 40 mijë punëtorë të huaj
Punësimi me vizën amerikane H-IB zgjat 6 vjet dhe nis pas 1 tetorit 2009. Vazhdon pranimi i kërkesave, kategoritë që mund të përfitojnë
Jonida Tashi
Amerika kërkon të punësojë rreth 40 mijë punëtorë të huaj për vitin 2009. Aktualisht kanë mbetur edhe 20 mijë kuota të paplotësuara në dispozicion për t’u punësuar. Ndërkohë që pala amerikane ka rezervuar po 20 mijë kuota të tjera shtesë për njerëz, që janë diplomuar në një universitet të SHBA-së, me të paktën gradën “Master” dhe që zotërojnë aftësi dhe përvojë shtesë të kërkuar në SHBA. Viza H-1B, që lëshojnë autoritetet amerikane për të mundësuar këtë punësim, është një prej kategorive më të mira të përkohshme për të sjellë personel, që ka të paktën gradën “Bachelor’s” në SHBA. Në shumë raste, kjo është një prej të vetmeve kategori vizash, në dispozicion të punëdhënësve për të sjellë personel të nivelit profesional.
Kërkesat
Kërkesat e punëdhënësve amerikanë për kuotën përkatëse, për të punësuar punëtorë të huaj gjatë këtij viti nisën që nga 1 prilli 2009. Në vitet e tjera, kuota vjetore u plotësua brenda javës, sapo u bë e disponueshme. Më 18 maj 2009 Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigrimit-SHBA (USCIS) bënë me dije se kishin marrë afërsisht 45 mijë kërkesa për vizë H-1B, brenda tavanit të miratuar nga Kongresi, që është 65 mijë viza H-1B. Kështu, sipas këtij njoftimi, mbeten afro 20 mijë viza në dispozicion. Për këtë, Sharon Shnaidhauer nga USCIS thotë: “Ne ende po pranojmë kërkesa, pra njerëzit apo punëdhënësit amerikanë të interesuar mund të paraqesin kërkesa për t’u shqyrtuar”. Duhet kujtuar se kërkesat e paraqitura për të ripërtërirë apo ndryshuar punësimin e punëtorëve të huaj H-1B, tashmë mbajtës të statusit H-1B, apo për punëtorë të rinj që do të punësoheshin në institucione të arsimit të lartë apo lidhur me organizata jo-fitimprurëse, organizata kërkimore jo-fitimprurëse, apo organizata qeveritare kërkimore nuk janë subjekt i kuotave në fjalë. Punëtorët mbajtës të vizës H-1B, që aktualisht janë në SHBA nuk përfshihen në kuotën tavan në rrethanat e mëposhtme: Nëse po ripërtërijnë vizën e tyre H-1B në SHBA; Nëse po ndryshojnë kushtet e punësimit për vizën e tyre aktuale H-1B; Nëse një punëtor mbajtës i vizës H-1B dëshiron të ndryshojë punëdhënës; Nëse një punëtor mbajtës i vizës H-1B dëshiron të punojë njëkohësisht në një vend pune të dytë, sipas vizës H-1B; Punëtorët që kanë marrë një gradë master apo më të lartë në SHBA janë të përjashtuar nga kjo kuotë tavan. USCIS i trajton si përjashtime nga tavani për çdo vit fiskal 20 mijë kërkesat e para për vizë H-1B, kur i huaji përfiton, nëse ka marrë gradën “Master” apo më të lartë në SHBA. Po kështu, punëtorët e punësuar në arsimin e lartë, organizata jo-fitimprurëse dhe kërkimore përjashtohen nga kuota tavan e H-1B. Viza H-1B
Viza SHBA H-1B është një vizë jo-imigratore, që i mundëson një kompanie të SHBA-së, të punësojë një individ të huaj deri në 6 vjet. Duke qenë se parashtrimi i kërkesës nga kompania për një vizë jo-imigratore, në përgjithësi zhvillohet më shpejt krahasimisht me atë për “Green Card-in”-SHBA, personeli i kërkuar për punësim afatgjatë në SHBA, rëndom sillet në këtë shtet me një vizë jo imigratore, siç është viza H-1B. Individët nuk mund të paraqesin kërkesë për një vizë H-1B, që do t’i mundësonte atyre të punonin në SHBA. Këtë kërkesë për punëmarrësin e bën punëdhënësi. Vizat H-1B janë subjekt i kufizimeve numerike vjetore. Punëdhënësit e SHBA-së mund të fillojnë të paraqesin kërkesë për Vizë H-1B 6 muaj përpara se sa data e fillimit për këtë vizë. Për shembull, meqë fillimi i vitit fiskal 2009 ishte 1 tetori 2008, punëdhënësit mund të paraqisnin kërkesë duke filluar që nga 1 prilli 2008 për të shfrytëzuar kuotat e vitit fiskal 2009. Sidoqoftë, ata që për të cilët fitohen këto viza nuk mund të nisin të punojnë para 1 tetorit 2009. Viza H-1B është konceptuar për “profesione specialiteti”, domethënë për ato profesione që kërkojnë një nivel të lartë të njohurive të specializuara. Në përgjithësi, të paktën kërkohet ekuivalenti për një punë të gradës “Bachelor’s” të SHBA-së, 4-vjeçar (kjo kërkesë zakonisht mund të plotësohet duke pasur një diplomë 3-vjeçare dhe 3 vjet të përvojës përkatëse, pas diplomimit). Sidoqoftë, profesionistë si avokatë, mjekë, financiarë dhe të tjerë mund të licencohen për të ushtruar profesionin në shtetin e punësimit të synuar. Për shembull, një avokat duhet të kalojë provimin e avokatisë në atë shtet. Të padiplomuarit mund të punësohen me vizë H-1B, kur mund të pretendojnë se janë ekuivalentë me diplomimin, falë përvojës 12-vjeçare apo më shumë në profesion.
Të pakualifikuarit
Pozicionet që nuk janë “Profesione të specialitetit” apo për të cilat kandidatit i mungojnë kualifikimet/përvoja për një vizë H-1B mund të zihen, përmes një vize H-2B. Legjislacioni në fuqi i kërkon disa punëdhënësve, që quhen “punëdhënës në varësi të H-1B” t’i bëjnë publike vendet e punës në SHBA, para se të paraqesin kërkesë për punësimin e punëtorëve të huaj me vizë H-1B për këto vende pune. Kjo kategori punëdhënësish përcaktohet si ato që kanë më shumë se 15 për qind të të punësuarve të tyre, me status H-1B (për firma me më shumë 50 të punësuar, firmave të vogla i lejohet një përqindje më e madhe e të punësuarve me vizë H-1B, para se të quhen “në varësi”). Për më shumë, për të gjitha kërkesat e para për vizë H-1B dhe ripërtëritjen e vizës H-1B tani kërkohet që punëdhënësit të paguajnë një tarifë, e cila do të përdoret si fond për financimin e programeve të formimit për punëtorë rezidentë në SHBA. Viza fillestare mund të lëshohet me vlefshmëri kohore, deri në 3 vjet. Pra, ajo mund të ripërtërihet për herë të parë deri në 2 vjet të tjerë dhe eventalisht edhe për një vit tjetër, duke arritur maksimumin 6 vjet. Ata që dëshirojnë të qëndrojnë në SHBA pas 6 viteve, mund që sa kohë që ende ndodhen në SHBA, me statusin e vizës H-1B të paraqesin kërkesë për rezidencë të vazhdueshme (“Green Card”). Nëse këta rezidentë nuk arrijnë të marrin rezidencë të vazhdueshme, kur përfundon periudha 6-vjeçare, ata duhet të jetojnë jashtë SHBA-së, të paktën për një vit, para se të paraqitet kërkesë për ata nga punëdhënësit për të hyrë në SHBA me vizë H ose L. Sapo kompania të ketë sjellë një të punësuar të huaj me vizë H-1B, në rast se kjo kompani mund të largonte nga puna këtë të punësuar të huaj, para përfundimit të vlefshmërisë kohore të vizës H-1B, atëherë ajo është përgjegjëse për çfarëdo kosto të arsyeshme që formësohet, kur i punësuari do të rikthehet, së bashku me sendet e tij/saj në vendin e tij të origjinës/qëndrimit. Kjo dispozitë mbulon vetëm pushimet nga puna dhe nuk është e vlefshme, kur i punësuari vendos të japë dorëheqjen.
Përgjigjet për pyetjet më të shpeshta për emigrimin me motive punësimi në SHBA
ǒështë një profesion specialiteti?
Një profesion specialiteti kërkon zbatimin teorik dhe praktik të njohurive të specializuara, së bashku me një gradë “Bachelor’s”, ose ekuivalenten e saj. Për shembull: Arkitektura, Inxhinieritë, Matematika, Shkencat fizike, Shkencat sociale, Mjekësia dhe Shëndeti, specialitete të biznesit, Financa, Drejtësia dhe Artet janë profesione të specialitetit.
Si dhe kush mund të paraqesë kërkesë?
Statusi H-1B kërkon një sponsor punëdhënës amerikan (të SHBA-së). Punëdhënësi duhet të paraqesë një kërkesë lidhur me gjendjen e fuqisë punëtore (LCA) pranë Departamentit të Punës, duke shpjeguar disa tema, si pagesat apo pagat në fuqi për atë vend pune, si dhe kushtet e ofruara të punës. Pastaj, punëdhënësi këtë LCA të certifikuar e paraqet, së bashku me formularin I-129, duke paguar një tarifë shoqëruese 1 mijë dollarë. Bazuar në miratimin e kërkesës nga Shërbimet për Shtetësinë dhe Imigrimin-SHBA (USCIS), i huaji mund të paraqesë kërkesë për lëshimin e vizës H-1B, apo për ndryshim të statusit jo-imigrator.
Sa kohë mund të qëndrojë i huaji me statusin H-1B?
Sipas legjislacionit në fuqi, i huaji mund të qëndrojë me këtë status, deri në 6 vjet maksimalisht. Pas kësaj, nëse nuk ka fituar statusin e rezidentit të vazhdueshëm, i huaji duhet të qëndrojë jashtë SHBA-së, të paktën për një vit, para se t’i miratohet një kërkesë tjetër për vizë H-1B. Disa të huaj që punojnë në projekte të Departamentit të Mbrojtjes mund të qëndrojnë me këtë status deri në 10 vjet. Po kështu, disa të huaj mund të arrijnë një ripërtëritje të statusit H-1B, përtej periudhës maksimale, kur kanë kaluar 365 ditë dhe më shumë, që nga koha e paraqitjes së kërkesës për certifikim të fuqisë punëtore, me formularin ETA 750.
Për kë mund të punojë një i huaj me statusin H-1B?
Të huajt, mbajtës së vizës H-1B mund të punojnë vetëm për punëdhënësin amerikan, që ka bërë sponsorizimin e vizës dhe vetëm për aktivitetet e përshkruara në kërkesë. Punëdhënësi amerikan që ka paraqitur kërkesë mund ta kalojë punëtorin mbajtës së vizës H-1B në një tjetër vend pune, pranë një punëdhënësi tjetër, kjo me kusht që të zbatohen të gjitha rregullat e tjera. (rregullat e Departamentit të Punës). Të huajt mbajtës të vizës H-1B mund të punojnë për më shumë se një punëdhënës, por më parë duhet të kenë të miratuar kërkesën sipas formularit I-129 për çdo punëdhënës.
Sa viza janë të disponueshme çdo vit?
65 mijë për çdo vit fiskal, duke filluar që nga 1 tetori vitit 2005. Sidoqoftë, janë 20 mijë shtesë H-1B të disponueshme, si një përjashtim nga kuota 65 mijë. Këto rezervohen për njerëz, që janë diplomuar në një universitet të SHBA-së, me të paktën gradën “Master” dhe që zotërojnë aftësi dhe përvojë shtesë të kërkuar në SHBA. Institucionet kërkimore dhe universitetet mund të ofrojnë pozicione dhe kërkesa për vizë H-1B jashtë tavanit të kuotave. Njerëzit që mund të kualifikohen për pozicione të tilla zotërojnë aftësi shumë të pazakonta, arsimim dhe përvojë të veçantë. Pra është e rrallë që kërkesat të pranohen përtej kuotave zyrtare.
Çfarë ndodh nëse plotësohet kuota vjetore?
USCIS njofton për datën e përfundimit të paraqitjes së kërkesave, sapo të plotësohet kuota vjetore. Kërkesat e paraqitura para datës së njoftuar kësisoj, por pasi të jetë plotësuar kuota, do të ruhen për t’u trajtuar tetorin vijues. Kërkesat e paraqitura pas datës së njoftuar do t’i kthehen kërkuesit pa u shqyrtuar.
Sa janë tarifat shtetërore për të marrë vizë H-1B dhe kush i paguan ato?
Tarifa e paraqitjes së kërkesës USCIS është aktualisht 190 dollarë. USICS si shtesë tarife imponon një tarifë mbi Parandalimin e Mashtrimit dhe Zbulimit të tij prej 500 dollarësh. Për kërkesat për vizë H-1B, USCIS po kështu imponon një tarifë 1500 dollarësh, në zbatim të Aktit mbi Përmirësimin e Fuqisë Punëtore Amerikane dhe Konkurrencës, nëse punëdhënësi kërkues ka punësuar më shumë se 25 punëtorë me kohë të plotë me status H-1B, përfshirë çdo filial apo degëzim dhe 750 dollarë, nëse ka punësuar 25 punëtorë apo më pak me kohë të plotë me status H-1B.
Së fundi, përpunimi i vizës konsullore, zakonisht ka një tarifë afërsisht 105 dollarë në paranë e vendit. Kërkesat për përcaktimin e pagave në fuqi dhe kërkesat për kushtet e fuqisë punëtore janë falas.
Sa kohë zgjat procesi?
Mesatarisht 3-6 muaj në total. Në varësi të Qendrës Rajonale të Shërbimeve-USICS, që përpunon kërkesën.
A ka mundësi të përshpejtohet procesi?
USICS ka ngritur një program të quajtur “Premium Processing”. Nëse Zyrës së Tatim-Taksave i paguhet një çek ekstra 1000 dollarë, USICS garanton që do ta përpunojë kërkesën për 15 ditë, apo të njoftojë kërkuesin se duhen le të themi prova shtesë.
6 Korrik 2009