E Diel, 1 Nëntor 2026

Punët e shtëpisë, vendoset taksë

Qeveria ka trajtuar dje çështjen e vendosjes së sigurimeve shoqërore për punëtorët në familje, duke i dhënë mundësi kësaj kategorie të investojnë për pensionin e tyre. Bëhet fjalë për kopshtarët, pastrueset, shërbëtoret, dadot, etj., të cilat duhet të paguajnë 10 mijë lekë të reja në vit për kontributet shoqërore. "Mendoj se kjo do të ketë një mirëkuptim të gjerë nga e gjithë shoqëria, sepse është e domosdoshme që dhe këta burra apo gra, të rinj apo të reja të kenë shansin e investimit për pensionin e tyre. Sigurisht këtu do të vendosen ato nivele taksash që janë të parashikuara për punonjësit me kohë të pjesshme dhe nuk kalojnë mbi 10 mijë lekë në vit", u shpreh Kryeministri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›