Punimet në Morinë, bllokojnë mjetet e transportit
MORINE- Shembja masive e gurëve dhe e dherave nga një lartësi e madhe për bërjen e traseve të rrugës së re ka sjellë bllokimin e segmentit rrugor që lidh Shqipërinë me Kosovën. Jo vetëm kaq por ka kërcënuar seriozisht sigurinë e udhëtarëve për shkak të shëmbjes së gurëve. Për sa i përket kësaj gjendjeje drejtuesit e firmave nuk dëshirojnë të japin prononcime, ndërsa policia shfajësohet se nuk është në kompetencat e tyretë ndërhyjnë në punët e firmave private pasi bëhen pengesë e punimeve.
Gjendja më e rënduar është në vednin e quajtur 'Kthesa e Uzinës" ku po ndërtohet nga firma maqedonase 'Granit' ura më e gjatë e autostradës prej 360 metra dhe segmenti nblokohet për orë të tëra nga këto punime.